Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 10

Trasmetohet nga Ubadetu ibnu Samit (radiAllahu anhu) se Profeti ka thënë:

من شهد أن لا إله إلا الله وأن محمداً عبده ورسوله، وأن عيسى عبد الله ورسوله، وكلمته ألقاها إلى مريم وروح منه، والجنة حق، والنار حق؛ أدخله الله الجنة على ما كان من العمل[1]

“Ai i cili dëshmon se nuk meriton të adhurohet kush tjetër përveç Allahut, i Vetëm dhe i pashok, dhe deshmon se Muhamedi është rob i Allahut dhshpirt i krijuar prej Allahut (e jo Zot), se Xheneti është i vërtetë dhe zjarri është i vërtetë, këtë person do t’a fusë Allahu e i Dërguar i Tij dhe se Isai (Krishti) është rob i Allahut (jo Zot) dhe i Dërguar i Tij. Që është krijuar me fjalën e Allahut “Bëhu!” e cila ju vendos Merjemes (Allahu ka dërguar Xhibrilin te nëna e tij që t’i fryjë shpirtit të Isait) dhe se Isai është në Xhenet në gradën që i takon sipas veprave që ka bërë.” E kanë trasmetuar të dy.

——————————————

‘Ubadetu ibnu Samit’: është Ubadetu ibnu Samit ibni Kajs el Ensarij el Hazraxhi. Ka qenë prej prijësave dhe prej luftëtarëve të famshëm të Bedrit. Vdiq në vitin 34 hixhri në moshën 72 vjeçare.

dëshmon se nuk meriton të adhurohet kush tjetër përveç Allahut’: e thotë këtë fjalë duke e ditur kuptimin e saj dhe duke vepruar konform saj në anën e jashtme dhe të brendshme.

La ilahe il-lAllah’: Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë (me meritë) përveç Allahut.

i Vetëm’: përforcim aprovues (i meritës së adhurimit të vetëm Allahut).

i pashok’: përforcim mohues (i meritës së adhurimit të ndokujt tjetër përveç Allahut).

dhe se Muhamedi’: dhe dëshmon se Muhamedi.

rob i Allahut’: krijesë nën pronësinë e Allahut, rob i Tij i cili e adhuron Allahun.

i Dërguar i Tij’: i dërguar me profetësinë dhe sheriatin e Allahut.

dhe se Isai’: dhe deshmon se Isai i biri Merjemes.

rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij’: në të kundërt të asaj që besojnë të krishterët se ai është Allahu apo i biri i Allahut, apo njëri prej tre zotave.

është krijuar me Fjalën e Allahut’: Allahu e krijoi Isain me një fjalë e cila është Fjala e Allahut ‘Bëhu!’.

e cila ju vendos Merjemes’: Allahu ka dërguar Xhibrilin tek nëna e tij që t’i fryjë shpirtit të Isait, shpirt i krijuar me leje të Allahut Azze ue Xhel-le.

shpirt’: Isai (alejhis selam) është shpirt prej shpirtrave të krijuar nga Allahu i Lartësuar.

prej Tij’: I krijuar dhe i ardhur në ekzistencë prej Allahut. Fjala ‘prej Tij’ është si në fjalën e Allahut: “Allahu ka vënë në shfrytëzim e dispozicion tuajin çdo gjë që ka në Qiej dhe në Tokë. Të gjitha janë prej Tij (të krijuara prej Tij).”

dhe se Xheneti është i vërtetë dhe se Zjarri është i vërtetë’: dhe dëshmon se Xheneti dhe Zjarri për të cilat na ka njoftuar Allahu për ekzistencën e tyre në Librin e Tij, janë ekzistente dhe nuk ka asnjë dyshim në to.

do t’a fusë Allahu në Xhenet’: rezultati i zbatimit të kushteve të mëparshme: ‘Ai i cili dëshmon se…

sipas veprave që ka bërë.’ nënkuptohen dy gjëra:

E para: Do t’a fusë Allahu në Xhenet edhe nëse ka pasur mangësi dhe gjynahe sepse Njësuesi i Allahut medoemos hyn në Xhenet.

E dyta: Do t’a fusë Allahu në Xhenet dhe do të jetë grada e tij sipas veprave që ka bërë.

‘E kanë trasmetuar të dy’: E kanë trasmetuar Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre të cilët janë librat më të saktë pas Kuranit.

۞۞۞

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Profeti na njofton duke na bërë të qartë vlerën e Teuhidit dhe pozitën e tij të lartë se; nëse shqiptohen dy shehadetet (La ilahe il-lAllah, Muhamed resulullah) duke e ditur kuptimin e tyre dhe duke vepruar e jetuar konform tyre, në përputhje me kuptimin dhe çfarë kërkojnë në anën e jashtme dhe të brendshme, dhe duke ndenjur larg kalimit të caqeve në madhërim. Ose nënçmimi ndaj Profetëve të nderuar Isa dhe Muhamed (alejhim salatu ue selam) duke e pranuar profetësinë e tyre dhe faktin që janë robër të Allahut të nënshtruar ndaj Tij (e jo Zot), dhe se nuk kanë asnjë veçori e cilësi hyjnore (nuk janë Zot), dhe duke qenë i bindur se Xheneti dhe Zjarri ekzistojnë, përfundimi do të jetë Xheneti edhe nëse ka bërë disa gjynahe por nuk ka bërë shirk.

۞۞۞

Arsyeja e vendosjes së këtij hadithi në këtë kapitull:

Ky hadith nxjerr në pah vlerën e Teuhidit dhe se ai është shkak për të hyrë në Xhenet dhe për t’u falur gjynahet.

۞۞۞

Dobitë e përfituara nga hadithi:

1 – Vlera e Teuhidit dhe se Allahu i fshin gjynahet për shkak të Teuhidit.

2 – Sa e gjerë e madhështore është mirësia e Allahut (subhanehu ue teala) ndaj nesh .

3 – Obligueshmëria e largimit nga madhërimi i tepruar, dhe nënçmimi i Profetëve të Allahut dhe

njerëzve të devotshëm. Nuk e mohojmë vlerën e tyre e as nuk i kalojmë caqet në madhërim ndaj

tyre duke u kushtuar ndonjë adhurim, siç bëjnë disa të devijuar dhe të paditur.

4 – Besimi i Teuhidit i kundërshton të gjitha ideologjitë jobesimtare si; jehudët, të krishterët,

adhuruesit e idhujve, dhe dehritë (adhuruesit e kohës).

5 – Njësuesit e Allahut të cilët janë gjynahqarë nuk do të jenë përjetësisht në zjarr.

۩۩۩

 

[1] Trasmeton Buhariu me nr. 3435, Muslimi me nr. 28, Tirmidhiu me nr. 2640 dhe Ahmedi në Musnedin e tij 5/314.