Trasmetohet nga të dy hadithi i Itbanit:
فإنَّ الله حرَّم على النار مَن قال: “لا إله إلا الله” يبتغي بذلك وجه الله
“Me të vërtetë që Allahu ja ka ndaluar zjarrit t’i prekë ata që thonë ‘La ilahe il-lAllah’ duke pasur synim Fytyrën e Allahut.”[1]
—————————————–
‘Itbani’: është Itban ibnu Melik ibn Amër ibnul Axhlen el Ensarij, prej fisit Beni Selim ibn Auf. Ka qenë sahabij i njohur. Ka vdekur gjatë hilafetit të Muauijes.
‘Trasmetohet nga të dy’: ky hadith trasmetohet i plotë nga Buhariu dhe Muslimi në dy Sahihët e tyre. Kjo është një pjesë e hadithit.
‘Allahu ja ka ndaluar zjarrit’: Ndalesë, pengesë. Pra i’a ka ndaluar zjarrit t’i prekë.
‘duke pasur synim Fytyrën e Allahut’: duke i’a dedikuar me zemër vetëm Allahut dhe vdes në këtë gjendje (ka jetuar gjithë jetën sipas kësaj deri në vdekje). Nuk e ka thënë me dyfytyrësi.
۞۞۞
Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:
Profeti ﷺ na njofton dhe thekson se; ai i cili shqipton fjalën ‘La ilahe il-lAllah’ duke synuar realizimin e kuptimit dhe përmbajtjes së kësaj fjale, dedikimin e plotë të adhurimit për Allahun, mohimin e shirkut (adhurimit të tjerëve përveç Allahut) duke punuar vepra në përputhje me të haptaz dhe fshehtaz, gjatë gjithë jetës deri në vdekje, nuk ka për t’a prekur zjarri i xhehenemit në Ditën e Gjykimit.
۞۞۞
Arsyeja e vendosjes së këtij hadithi në këtë kapitull:
Ky hadith është tregues i qartë për vlerën e Teuhidit. A është shkak për t’a shpëtuar nga zjarri dhe për t’ju fshirë gjynahet atij i cili vdes në Teuhid.
۞۞۞
Dobitë e përfituara nga hadithi:
1 – Vlera e Teuhidit. Ai është shkak të shpëtojë njeriu nga Zjarri dhe t’i fshihen gjynahet.
2 – Për të qenë Imani në rregull nuk mjafton vetëm shqiptimi i fjalës ‘La ilahe il-lAllah’ pa e besuar me zemër (se nuk meriton të adhurohet kush tjetër përveç Allahut). Si rasti i
munafikëve (në besim të cilët thonë shahadetin megjithëse nuk e besojnë).
3 – Për të qenë Imani në rregull nuk mjafton vetëm besimi me zemër pa e shqiptuar shehadetin, si
rasti i kundërshtuesve mohues.
4 – Ndalesa për t’i prekur zjarri është për ata të cilët e zbatojnë plotësisht Teuhidin.
5 – Vepra nuk ka asnjë dobi përveçse kur është e dedikuar plotësisht për Allahun dhe duke qenë
në përputhje me Sunetin e të Dërguarit të Allahut ﷺ.
6 – Ai i cili thotë ‘La ilahe il-lAllah’ por adhuron dhe lut të tjerë përveç Allahut, nuk i bën dobi thënia
e kësaj fjale. Si rasti i adhuruesve të varreve sot të cilët thonë ‘La ilahe il-lAllah’ dhe lusin e
adhurojnë të vdekurit dhe u afrohen atyre me adhurime.
7 – Pohimi i Fytyrës së Allahut ashtu siç i takon Madhërisë dhe Madhështisë së Tij.
۩۩۩
[1] Trasmeton Buhariu me nr. 425, Muslimi me nr. 33 dhe Ahmedi në Musnedin e tij 4/44 dhe 5/449.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve