Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 19

Trasmeton Muslimi nga Xhabiri (radijAllahu anhu) se Profeti ka thënë:

من لقي الله لا يشرك به شيئاً دخل الجنة، ومن لقيه يشرك به شيئاً دخل النار

“Ai i cili e takon Allahun (pas vdekjes) duke mos i bërë shirk asgjë (gjatë jetës së kësaj bote), do të hyjë në xhenet. Ai i cili vdes dhe del para Allahut dhe ka bërë shirk, do të hyjë në Zjarr.”[1]

________________________

‘Xhabiri’: është Xhabir ibn Abdilah ibn Amër ibn Hiram el Ensarij es Sulemij, sahabij bir sahabiu. Ka transmetuar hadithe të shumta. Ka vdekur në vitin 70 të hixhreti në moshën 94 vjeçare.

Ai i cili e takon Allahun (pas vdekjes)’: Ai i cili vdes.

‘duke mos i bërë shirk’: nuk ka pasur ndokënd ortak ndaj Allahut në teuhidin Uluhijeh (në aspektin e meritës së adhurimit) dhe as në teuhidin Rububijeh (në aspektin e pushtetit absolut, krijimit, rrizkut etj).

asgjë’: asnjë shirk, as pak dhe as shumë.

۞۞۞

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit: Profeti ﷺ na tregon se ai i cili vdes duke qenë në Teuhid do të hyjë medoemos në Xhenet. Nëse ka qenë gjynahqar i madh dhe ka vdekur në atë gjendje atëherë do të jetë në dëshirën e Allahut. Nëse Allahu e fal hyn direkt në Xhenet, nëse Allahu e dënon në zjarr do të nxirret prej aty dhe do të futet në Xhenet.

Ai i cili ka vdekur dukevepruar shirk të madh (ka bërë shirk të madh dhe ka vdekur pa u penduar) nuk do të hyjë në Xhenet, nuk do të përfitojë nga mëshira e Allahut dhe do të jetë përjetësisht në zjarr. Ndërsa, kur ka bërë shirk të vogël (dhe ka vdekur pa u penduar) do të hyjë në zjarr nëse nuk ka vepra të mira (në peshoren e veprave të mira që t’i tejkalojnë veprat e këqija në peshoren e veprave të këqija), por nuk do jetë përjetësisht në zjarr.

۞۞۞

Arsyeja e vendosjes së këtij hadith në këtë kapitull:

Në këtë hadith flitet me ashpërsi për ndalimin e shirkut, gjë e cila sjell domosdoshmërisht frikë dhe merak të madh në lidhje me shirkun.

۞۞۞

Dobitë e përfituara nga hadithi:

1- Obligueshmëria e frikës dhe kujdesi nga shirku, sepse për shpëtimin nga zjarri është kusht që

njeriu të jetë i pastër nga shirku.

2- Nuk është qëllimi i Islamit kryerja e veprave të shumta por qënia i pastër nga shirku.

3- Sqarimi i kuptimit të fjalës ‘La ilahe il-lAllah’ e cila është heqja dorë nga shirku, dhe njësimi i

Allahut në adhurim.

4- Afërsia e Xhenetit dhe zjarrit ndaj njeriut, pra vetëm vdekja është mes tij, Xhenetit e

zjarrit.

5- Vlera e atij i cili është ruajtur nga shirku.

۩۩۩

—————————————

[1] Trasmeton Muslimi me nr.93 dhe Ahmedi në Musnedin e tij (3/345).