Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 21

وعن ابن عباس رضي الله عنهما أن رسول الله صلى الله عليه وسلم لما بعث معاذاً إلى اليمن قال له: إنك تأتي قوماً من أهل الكتاب، فليكن أول ما تدعوهم إليه شهادة أن لا إله إلا الله -وفي رواية: إلى أن يوحدوا الله-، فإن هم أطاعوك لذلك فأعلمهم أن الله افترض عليهم خمس صلوات في كل يوم وليلة، فإن هم أطاعوك لذلك فأعلمهم أن الله افترض عليهم صدقةً تؤخذ من أغنياءهم فترد على فقراءهم، فإن هم أطاعوك لذلك فإياك وكرائم أموالهم، واتق دعوة المظلوم فإنه ليس بينها وبين الله حجاب، أخرجاه

 “Trasmetohet nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babain e tij) se Profeti  kur e dërgoi Muadhin në Jemen i tha: ‘Ti po shkon tek një popull nga Ehli Kitabi (Jehudë dhe të Krishterë). Gjëja e parë në të cilën do t’i ftosh le të jetë dëshmia ‘La ilahe il-lAllah’. Dhe në një transmetim tjetër: ‘T’i ftosh të njësojnë Allahun’, dhe nëse e pranojnë dhe i nënshtrohen Allahut në këtë (Teuhid) atëherë tregoju që Allahu ua ka bërë detyrë faljen e pesë namazeve gjatë ditë-natës. Nëse e pranojnë dhe i nënshtrohen Allahut në këtë (faljen e namazit) bëju me dije se Allahu ua ka bërë të obligueshme një lëmoshë (zekatin) e cila merret nga të pasurit e tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. Nëse e pranojnë dhe i nënshtrohen Allahut në këtë (dhënien e zekatit) mos guxo t’ua marrësh pjesën më të mirë e më cilësore të pasurisë (bagëtive, te korrave etj. por merr cilësinë mesatare si zekat). Dhe ruaju lutjes së atij të cilit i është bërë padrejtësi (pra kujdes mos bëj padrejtësi) sepse me të vërtetë që lutja e tij nuk ka pengesë mes saj dhe Allahut (por dëgjohet nga Allahu dhe Ai e pranon atë lutje). E kanë trasmetuar të dy. [1]

————————————————-

kur e dërgoi Muadhin’: e drejtoi dhe e nisi, e dërgoi.

në Jemen’: për tek një zonë e njohur në jug të Gadishullit Arab, për të thirrur tek Allahu dhe për të qenë prijës dhe gjykatës atje. Kjo ka ndodhur në vitin e dhjetë të hixhretit (të emigrimit nga Meka në Medine).

Ehli Kitabi’: Ata janë jehudët dhe të krishterët. Në Jemen ata ishin më shumë në numër se idhujtarët arabë ose ishin shumica e popullit.

‘شهادة – dëshmia’: lejohet gjuhësisht të jetë merfu sepse është emër i foljes Jekun i spostuar në fund. Gjithashtu, gjuhësisht lejohet e kundërta.

dhe në një trasmetim tjetër’: në një trasmetim tjetër tek Buhariu.

e pranojnë dhe i nënshtrohen Allahut në këtë (Teuhid)’: dëshmuan ‘La ilahe il-lAllah’, i’u nënshtruan dhe e pranuan thirrjen tënde, dhe e mohuan meritën e adhurimit ndaj atyre që adhurohen përveç Allahut.

‘افترض عليهم’: ua ka bërë detyrë.
Nëse e pranojnë dhe i nënshtrohen Allahut në këtë (faljen e namazit)’: e besuan se është detyrë fetare dhe e falën në mënyrën më të mirë e më të rregullt.

ua ka bërë të obligueshme një lëmoshë افترض عليهم صدقةً’: ua ka bërë të detyrueshme zekatin.

‘إياك mos guxo’: fjalë paralajmëruese.

pjesën më të mirë e më cilësore  كرائم’: fjalë e përforcuar para saj me paralajmërim. Shumësi i fjalës كريمة e cila është pjesa më e mirë dhe më cilësore e pasurisë.

ruaju lutjes së atij të cilit i është bërë padrejtësi’: bëj kujdes të madh. Vendos hendek mes teje dhe kësaj lloj duaje duke vepruar me drejtësi dhe duke lënë padrejtësinë.

sepse me të vërtetë që’: në çdo situatë dhe në çdo gjendje.

nuk ka pengesë mes saj dhe Allahut’: Nuk fshihet ,dot nga Allahu, por përkundrazi, kjo lutje ngrihet tek Allahu dhe Ai e pranon atë.

E kanë trasmetuar të dy’: e trasmeton Buhariu dhe Muslimi në dy Sahihët e tyre.

۞۞۞

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Profeti ﷺ kur e dërgoi Muadh ibn Xhebelin në zonën e Jemenit si thirrës tek Allahu dhe si mësues i tyre, i’a hartoi planin me të cilin duhet të ecte në thirrjen e tij. I sqaroi se do të përballet me një popull të njohur për dije dhe të aftë për debat, jehudë dhe të krishterë, në mënyrë që të jetë i përgatitur për debatin dhe argumentimin ndaj tyre, si dhe për kundërpërgjigjen ndaj dyshimeve që hedhin. E udhëzoi atë të fillojë me thirrjen e tij nga gjërat më të rëndësishme.

T’i thërrasë njerëzit në përmirësimin e akides së pari sepse ajo është baza dhe esenca. Nëse e pranojnë këtë atëherë i urdhëron për faljen e namazit sepse namazi është detyrimi më i madh pas Teuhidit. Më pas, nëse e falin namazin i urdhëron të pasurit muslimanë të japin zekatin e pasurisë së tyre të varfërve muslimanë, si lehtësim për ta (të varfërit) dhe falenderim ndaj Allahut (për mirësinë e pasurisë). Më pas e paralajmëroi të mos marrë pjesën më të mirë të pasurisë si zekat sepse detyrimi është të merret cilësia mesatare. Më pas e nxiti për drejtësi dhe largim nga padrejtësia në mënyrë që të mos lutet kundër tij ndonjëri të cilit i është bërë padrejtësi duke ditur se lutja e tij është e pranuar.

۞۞۞

Arsyeja e vendosjes së këtij hadith në këtë kapitull:

Në këtë hadith tregohet se gjëja e parë në të cilën ftohen njerëzit është dëshmia ‘La ilahe il-lAllah’ dhe për këtë dërgohen thirrësit.

۞۞۞

Dobitë e përfituara nga hadithi:

1- Ligjshmëria e dërgimit të thirrësave të cilët ftojnë për tek Allahu.

2- Pranimi, besimi dhe zbatimi i dëshmisë ‘La ilahe il-lAllah’ është detyrimi dhe gjëja e parë tek e cila thirren njerëzit.

3- Kuptimi i dëshmisë ‘La ilahe il-lAllah’ është njësimi i Allahut në adhurim dhe lënia e adhurimit të tjerëve përveç Allahut.

4- Nuk konsiderohet se ka hyrë në Islam jobesimtari derisa t’i shqiptojë me gojë të dy dëshmitë (‘La ilahe il-lAllah’ dhe ‘Muhamed Rasulullah’).

5- Njeriu mund të jetë lexues i rregullt dhe i dijshëm por mund të mos e dijë kuptimin e fjalës ‘La ilahe il-lAllah’, ose mund t’a dijë dhe të mos e zbatojë ashtu si veprojnë Ehli Kitabi.

6- Mënyra se si i flitet njeriut të dijshëm ndryshon nga mënyra se si i flitet njeriut të padijshëm; (ti po shkon tek një popull i Librit –Ehli Kitab).

7- Vërejtja dhe njoftimi se njeriu dhe sidomos thirrësi duhet të jetë i pajisur me dije të saktë për fenë e tij, në mënyrë që t’u japë fund dyshimeve që hidhen. Kjo arrihet me kërkimin e dijes.

8- Namazi është detyrimi më i madh pas dy dëshmive.

9- Zekati është detyrimi më i madh pas namazit.

10- Sqarimi i një prej palëve përfituese të zekatit të cilët janë fukarenjtë, si dhe lejueshmëria e mjaftimit me vetëm këtë kategori në shpërdarjen e zekatit.

11- Nuk lejohet marrja e zekatit nga pjesa më cilësore e pasurisë përveçse me pëlqimin e pronarit të pasurisë.

12- Paralajmërimi dhe tërheqja e vëmendjes kundër padrejtësisë, dhe se lutja e atij të cilit i është bërë padrejtësi është e pranuar nga Allahu edhe nëse ky person është gjynahqar.

۩۩۩

 

[1] Trasmeton Buhariu me nr. 1395, Muslimi me nr. 19, Tirmidhiu me nr. 625, Ebu Daudi me nr. 1584 dhe Ahmedi në Musnedin e tij 1/233.