Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 22

ولهما عن سهل بن سعد رضي الله عنه: أن رسول الله – صلى الله عليه وسلم – قال يوم خيبر: “لأعطين الراية غدا رجلا يحب الله ورسوله، ويحبه الله ورسوله. يفتح الله على يديه، فبات الناس يدوكون ليلتهم أيهم يعطاها، فلما أصبحوا غدوا على رسول الله – صلى الله عليه وسلم – كلهم يرجو أن يعطاها، فقال: أين علي بن أبي طالب؟ فقيل هو يشتكي عينيه، فأرسلوا إليه فأتى به، فبصق في عينيه ودعا له، فبرأ كأن لم يكن به وجع فأعطاه الراية فقال: أنفذ على رسلك حتى تنزل بساحتهم، ثم ادعهم إلى الإسلام، وأخبرهم بما يجب عليهم من حق الله تعالى فيه، فوالله لئن يهدي الله بك رجلا واحدا خير لك من حمر النعم”.

“Trasmetojnë të dy nga Sehl ibn Sead, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Profeti   ka thënë ditën e rrethimit të Khajberit: ‘Do t’ja jap nesër flamurin një njeriu i cili e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë. Allahu do t’a çlirojë (Khajberin) nën drejtimin e tij.’ Njerëzit qëndruan atë natë të zhytur në mendime se kujt do t’i jepet flamuri. Kur agoi dita shkuan të gjithë tek Profeti   dhe secili shpresonte t’i jepej flamuri. Profeti   tha: ‘Ku është Ali ibn Ebi Talib?’ Thanë: ‘Është i sëmurë. i dhembin sytë.’ Kërkoi t’a sillnin atë dhe e sollën. I fryu tek sytë me pak pështyrje dhe bëri dua për të, dhe ai u shërua si të mos kishte pasur asgjë. J’a dha flamurin dhe i tha: ‘Shko me qetësi dhe  maturi, pa u ngutur e pa bërë veprime të pahijshme drejt e tek baza e tyre (hapësira pranë kështjellave të tyre). Ftoji në Islam, dhe (nëse e pranojnë) vëri në dijeni për hakun e Allahut ndaj tyre se çfarë kanë detyrim ndaj Allahut (namazin, zekatin, agjërimin etj.). Pasha Allahun, të udhëzohet në dorën tënde një njeri i vetëm është më e mirë për ty sesa devetë e kuqe (pasuria më me vlerë e asaj kohe).[1]

—————————————————-

يدوكون: u zhytën.

Sehl ibn Sead’: është Sehl ibn Sead ibn Malik ibn Khalid el Ensarij el Khazraxhij el Se’idij. Sahabi i njohur. Ka vdekur në vitin 88 pasiqë ka kaluar moshën 100 vjeçare.

Trasmetojnë të dy’: Buhariu dhe Muslimi në dy Sahihët e tyre.

ditën e Hajberit’: ditën e rrethimit të Hajberit në vitin 7.

flamurin’: flamuri i ushtrisë tek i cili orientohen për luftë ose për terheqje.

do ta çlirojë (Hajberin) nën drejtimin e tij’: njoftim në trajtë përgëzimi për arritjen e çlirimit.

atë natë’: në anën gjuhësore është mensub për shkak të dharfit.

Ali ibn Ebi Talib’: djali i xhaxhait të Profetit ﷺ i cili u martua me vajzën e tij Fatimen. Ishte Kalifja i katërt dhe ishte prej të parëve që kanë pranuar Islamin. Ai është prej dhjetë të përgëzuarve me xhenet, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata. U vra në vitin 40.

Është i sëmurë. i dhembin sytë’: i dhembin nga pezmatimi.

U shërua – فبرأ’:  në anën gjuhësore me fet’ha tek shkronja ب  në formën ‘dharabe’. Lejohet gjuhësisht edhe kesra në formën ‘alime’. Kuptimi: u shërua plotësisht.

J’a dha flamurin’: j’a zgjati dhe i’a kaloi atij.

‘أنفذ’: Shko drejt e tek destinacioni.

‘على رسلك’: me qetësi, maturi dhe pa u ngutur e pa bërë veprime të pahijshme.

tek baza e tyre – بساحتهم’: tek hapësira pranë kështjellave dhe fortifikimeve të tyre.

Ftoji në Islam’: Islami është dorëzimi ndaj Allahut me Teuhid, nënshtrimi ndaj Tij me bindje dhe adhurim, dhe dlirësia e distancimi i plotë nga shirku dhe njerëzit e tij.

dhe (nëse e pranojnë) vëri në dijeni’: nëse i përgjigjen ftesës tënde për në Islam i cili është Teuhidi, vëri në dijeni se çfarë kanë detyrim pas hyrjes në Islam prej hakut të Allahut (detyrimeve ndaj Allahut) si namazi, zekati, agjërimi, haxhi etj.

devetë e kuqe’: devetë e kuqe ishin pasuria më me vlerë tek arabët.

۞۞۞

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Profeti ﷺ i përgëzoi sahabët me fitoren e muslimanëve ndaj jehudëve të nesërmen, nën udhëheqjen e një njeriu i cili ka vlerë e gradë të madhe dhe që e do Allahun dhe të Dërguarin ﷺ. Kjo në sytë e sahabëve ishte shumë fisnike dhe e lartë dhe secili dëshironte të ishte ky njeri. Kjo për shkak të rëndësisë së madhe që kishte hajri dhe mirësia dhe arritja e tyre tek sahabët. Kur erdhi momenti, Profeti ﷺ kërkoi Aliun dhe rastisi që Aliu nuk ishte prezent për shkak se kishte sytë e sëmurë. Erdhi më pas dhe i fryu ﷺ (me pështyrje të lehtë) me pështymën e tij të begatë ﷺ  në të dy sytë, dhe atij i’u largua sëmundja plotësisht dhe nuk ndiente më asnjë dhimbje. Profeti i dorëzoi drejtimin e ushtrisë dhe e urdhëroi të shkojë me qetësi e maturi pa u ngutur e pa bërë veprime të pahijshme deri kur të afrohej tek kështjella e armikut. Ai i tha të kërkojë prej tyre të hyjnë në Islam. Nëse i përgjigjen ftesës t’i vërë në dijeni se çfarë detyrimesh ka muslimani. Më pas i sqaroi Aliut vlerën e thirrjes tek Allahu dhe se udhëzimi i një njeriu në dorën tënde është më e mirë se pasuritë më me vlerë të kësaj bote. Po sikur të udhëzohet më shumë se një?

۞۞۞

Arsyeja e vendosjes së këtij hadithi në këtë kapitull

Në këtë hadith tregohet ligjshmëria e thirrjes tek Islami i cili është kuptimi i fjalës ‘La ilahe il-lAllah’. Gjithashtu, në këtë hadith tregohet vlera e thirrjes tek Islami.

۞۞۞

Dobitë e përfituara nga hadithi:

1- Vlera e qartë e Ali ibn Ebi talib, radiAllahu anhu, dhe dëshmia nga Profeti ﷺ se ai e do

Allahun dhe Profetin e Tij ﷺ. Dëshmia për besimin, imanin e tij në anën e jashtme dhe të

brendshme.

2- Pohimi se Allahu i do robërit e Tij besimtarë, dashuri e cila është siç i takon Madhërisë dhe

Madhështisë së Tij, ashtu si edhe cilësitë e tjera të Tij fisnike e hyjnore (të cilat janë siç i takojnë

Madhërisë dhe Madhështisë së Tij).

3- Përkujdesja e sahabëve për të mirën dhe hajrin dhe garimi i tyre në vepra të mira. Allahu qoftë

i kënaqur me të gjithë ata!

4- Ligjshmëria e edukatës në luftë dhe largimi nga veprimet e pamatura e të pahijshme, dhe zërat

bezdisës e shqetësues të panevojshëm (Shko me qetësi dhe  maturi, pa u ngutur drejt e tek baza

e tyre).

5- Ligjshmëria e urdhërimit nga Prijësi drejtuar vartësve të tij të sillen me butësi dhe mirësi

me popujt që drejtojnë, pa shfaqur dobësi dhe rënie të vendosmërisë dhe seriozitetit në

pikësynime.

6- Obligueshmëria e ftesës në Islam, sidomos para luftimit të jobesimtarëve (nga ana e shtetit).

7- Ata të cilët refuzojnë ftesën në Islam (në momentin kur ushtritë zyrtare janë përballë njëra-tjetrës si tek hadithi) është detyrë luftimi i tyre.

8- Thirrja në Islam bëhet gradualisht. Fillimisht kërkohet prej jobesimtarëve të hyjnë në Islam

duke shqiptuar dy shehadetet (dy dëshmitë). Më pas urdhërohen për farzet dhe detyrimet e tjera të

Islamit (si p.sh. namazi).

9- Vlera e thirrjes në Islam dhe mirësia e saj për thirrësin dhe të ftuarin në Islam.

I ftuari mund të udhëzohet dhe thirrësi merr shpërblim madhështor. Allahu e di më së miri.

10- Argument që vërteton profetësinë e Profetit ﷺ: Përgëzimi për çlirim (të Hajberit) para

ndodhisë dhe shërimi i dhimbjes me pështymën e tij ﷺ.

11- Besimi në paracaktimin Hyjnor (Kada dhe Kader). Flamuri nuk u dorëzua atyre që e

synonin dhe erdhën për të, por i’u dha atij që nuk erdhi në takim (pra ajo që do të ndodhë është

shkruar dhe jo medoemos e arrin ai që punon për të. Nëse është e shkruar atëherë

do të të jepet gjithësesi).

12- Nuk mjafton vetëm referimi tek Islami dhe quajtja musliman. Duhet të njihen detyrimet e

Islamit si dhe të përmbushen e realizohen.

۩۩۩

——————————————-

[1] Trasmeton Buhariu me nr. 2942, Muslimi me nr. 2406.