Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 27

وَ في الصحيح عَنْ النبي صلى الله عليه وسلم إنه قال:”مَنْ قَالَ: لاَ إِلَهَ إِلاّ الله، وَكَفَرَ بِمَا يُعْبَدُ مِنْ دُونِ الله، حَرُمَ مَالُهُ وَدَمُهُ. وَحِسَابُهُ عَلَى الله – عز وجل

وشرح هذه الترجمه ما بعدها من الابواب

Trasmetohet në Sahihun (e Muslimit) nga Profeti ﷺ se ka thënë: Ai i cili thotë ‘La ilahe il-lAllah’ dhe mohon meritën e adhurimit nga çdo gjë e cila adhurohet përveç Allahut, është e ndaluar t’i preket jeta dhe pasuria. Dhe llogarinë (se a e ka thënë këtë me të vërtetë apo sa për sy e faqe) do t’a japë tek Allahu i Madhëruar.” (p.sh. në rastet e luftërave zyrtare mes shteteve të cilat kanë armiqësi dhe ndodh cënimi e jetës dhe pasurisë së ushtrisë kundërshtare. Nëse pala kundërshtare thotë shahadetin dhe mohon meritën e adhurimit të të tjerëve përveç Allahut, atëherë ndalohet luftimi i tyre dhe marrja e plaçkës së luftës.)   

Shpjegimi dhe shtjellimi i kësaj teme (shpjegimi i kuptimit dhe realitetit të teuhidit) bëhet nëpërmjet trajtimit të kapitujve të ardhshëm.

Trasmeton Muslimi me nr.23, dhe Ahmedi në ‘El Musned’ 3/472.

———————————————–

Trasmetohet në Sahihun ‘: në ‘Sahihun’ e Muslimit.

është e ndaluar t’i preket jeta dhe pasuria’: ndalohet marrja e pasurisë dhe vrasja bazuar në atë që shfaqin (pranimin e Islamit).

dhe llogarinë do t’a japë tek Allahu i Madhëruar’: Allahu është Ai i Cili do t’i marrë në llogari ata që shqiptuan këtë fjalë (shehadetin), dhe do t’i shpërblejë sipas qëllimit dhe besimit që kanë pasur (nëse e ka thënë sa për sy e faqe do të dënohen si jobesimtarë, nëse e kanë pasur me qëllim të sinqertë do të jenë prej banorëve të Xhenetit).

i kësaj teme’: tema e këtij kapitulli, është për qëllim kapitulli ‘Realiteti i teuhidit dhe  sqarimi i kuptimit të fjalës La ilahe il-lAllah.’

Kuptimi i përgjithshëm i ajetit:

Profeti ﷺ e sqaron në këtë hadith se nuk është e ndaluar vrasja dhe marrja e pasurisë (në luftë ndaj ushtrisë armike), përveç nëse përmbushen dy aspekte:

– Thënia e fjalës ‘La ilahe il-lAllah’.

– Mohimi i meritës së adhurimit nga çdokush tjetër përveç Allahut.

Nëse përmbushen këto të dyja është detyrë ndalimi (nga prekja e jetës dhe pasurisë së tij) duke u bazuar në anën e jashtme dhe duke ja lënë anën e brendshme Allahut. Nëse ka qenë i sinqertë në zemrën e tij Allahu e shpërblen me Xhenet. Nëse ka qenë dyftyrësh (munafik) do t’a dënojë me dënim të dhembshëm ndërsa në këtë botë gjykimi është sipas anës së jashtme.

Arsyeja e vendosjes së këtij ajeti në këtë kapitull:

Ky ajet është prej teksteve më madhështore të cilat sqarojnë kuptimin e dëshmisë ‘La ilahe il-lAllah’ e cila është: Mohimi i meritës së adhurimit nga çdokush i cili adhurohet përveç Allahut.

Dobitë e përfituara nga ajeti:

1- Kuptimi i dëshmisë ‘La ilahe il-lAllah’ është mohimi i meritës së adhurimit nga çdokush i cili adhurohet përveç Allahut, qoftë idhull, varr apo gjë tjetër.

2-  Vetëm shqiptimi i ‘La ilahe il-lAllah’ pa e mohuar meritën e adhurimit të të tjerëve përveç

Allahut, nuk e bën të ndaluar jetën dhe pasurinë edhe nëse personi e di kuptimin e fjalës ‘La

ilahe il-lAllah’ dhe e zbaton në jetë, përderisa nuk i shtohet kësaj mohimi i meritës së dikujt tjetër

përveç Allahut.

3- Ai i cili e zbaton Teuhidin dhe detyrimet e fesë në pamje të jashtme, është e ndaluar prekja e tij

derisa të bëhet e qartë e kundërta e kësaj.

4- Ndalimi i prekjes së jobesimtarit nëse hyn në Islam në rast lufte derisa të bëhet e qartë e

kundërta e asaj që shfaq.

5- Ndodh që ka njerëz që thonë ‘La ilahe il-lAllah’ dhe nuk e mohojnë meritën e adhurimit nga të

tjerët përveç Allahut.

6- Gjykimi ndaj njerëzve në këtë botë bazohet në anën e jashtme të tyre (në veprat që shfaqin

haptaz), ndërsa në botën tjetër bazohet në nijete dhe qëllime.

7- Ndalueshmëria dhe pacënueshmëria e jetës dhe pasurisë së muslimanit.

Kuptimi i fjalës së autorit: Shpjegimi dhe shtjellimi i kësaj teme (shpjegimi i kuptimit dhe realitetit të Teuhidit) bëhet nëpërmjet trajtimit të kapitujve të ardhshëm.

Kapitujt që vijnë pas këtij kapitulli janë sqarim dhe shpjegim i Teuhidit, fjalës ‘La ilahe il-lAllah’ dhe realitetit të tyre. Sqarohen shumë gjëra të cilat janë shirk i vogël ose shirk i madh, ose që çojnë tek ato si p.sh.; tejkalimi i caqeve dhe bidatet (shpikjet në fe), lënia e të cilave dhe heqja dorë prej tyre është prej Teuhidit.