Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 9

Kapitulli: Vlera e Teuhidit dhe fshirja e gjynaheve për shkak të tij.

Fjala e Allahut të Lartësuar:

الَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يَلْبِسُوا إِيمَانَهُم بِظُلْمٍ أُولَٰئِكَ لَهُمُ الْأَمْنُ وَهُم مُّهْتَدُونَ

“Ata të cilët besuan dhe nuk e përzien Imanin e tyre me padrejtësi (shirk dhe gjynahe), do të kenë siguri të plotë nga çdo e keqe dhe nga çdo dënim dhe do të jenë të udhëzuar në rrugën e drejtë.”

Surja El En’am: 82.

—————————————-

Arsyeja e vendosjes së këtij kapitulli në Librin e Teuhidit:

Pasi që autori sqaroi në kapitullin e parë obligueshmërinë e Teuhidit dhe kuptimin e tij, në këtë kapitull shpjegon vlerën e Teuhidit, ndikimet e tij dhe frytet e mira prej të cilave është fshirja e gjynaheve, në mënyrë që të nxisë për zbatimin e tij.

‘Kapitulli باب’: Kuptimi gjuhësor është ‘hyrje’. Në terminologjinë fetare është; emër i një pjese dije nën të cilin në përgjithësi ka ndarje, tema dhe çështje.

‘fshirja تكفير’: Kuptimi gjuhësor është ‘mbulim’. Në terminologjinë fetare është; fshirja e gjynaheve deri në gradën e mosekzistencës së tyre.

‘e gjynaheve من الذنوب’: Fjala “min” nuk tregon pjesëzim por sqarim e përcaktim. ‘Gjynahet’ është shumësi i fjalës ‘gjynah’ , dhe gjynahu është ai i cili ka përfundim dhe dënim të shëmtuar.

besuan’: besuan me zemër, shqiptuan me gjuhë, vepruan me gjymtyrët e tyre dhe kulmi (koka) i gjithë kësaj është Teuhidi.

përzien Imanin e tyre’: përzien Teuhidin e tyre.

me padrejtësi’: me shirk. Padrejtësia është vendosja e diçkaje jo në vendin e saj. Shirku është quajtur padrejtësi sepse është vendosje e adhurimit jo në vendin e tij dhe bërja e adhurimit për atë që nuk e meriton të adhurohet.

siguri’: qëtësia e shpirtit dhe largimi i frikës.

të udhëzuar’: që i është dhënë sukses në ndjekjen e rrugës së drejtë dhe qëndrueshmëri në të.

۞۞۞

Kuptimi i përgjithshëm i ajetit: Allahu i pa të meta na njofton se ata të cilët ja kanë dedikuar plotësisht adhurimin Allahut të Vetëm dhe nuk e kanë përzier Teuhidin me shirk, ata janë të sigurtë nga aspektet e frikshme dhe të sikletshme e të urryera të Ditës së Gjykimit, dhe janë të udhëzuar në ndjekjen e  rrugës së drejtë në këtë botë.

۞۞۞

Arsyeja e vendosjes së këtij ajeti në këtë kapitull:

Ky ajet nxjerr në pah vlerën e Teuhidit dhe faktin që për shkak të tij falen gjynahet.

۞۞۞

Dobitë e përfituara nga ajeti:

1 – Vlera e Teuhidit dhe frytet e tij në dunja dhe ahiret.

2 – Shirku nëse është i madh e hedh poshtë plotësisht besimin në Allahun, dhe nëse është i vogël e

mangëson dhe pakëson besimin në Të.

3 – Shirku nuk falet.

4 – Shirku shkakton frikë në dunja e ahiret.

۩۩۩