“Rijadus salihin”
Hadithi (1230)
Nga Zejd ibn Thabit – radijallahu anhu – përcillet se ka thënë: “Hëngrëm syfyr me të Dërguarin e Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – pastaj u ngritëm për në namaz – I thanë: Sa kishte mes atyre ty dyjave (mbarimit të syfyrit dhe namazit)? – tha- Sa 50 ajete” Muttefekun alejhi
Hadithi (1231)
Nga Ibn Umeri – radijallahu anhu – përcillet se ka thënë: I Dërguari i Allahut kishte dy muezinë: Bilalin dhe Ibn Ummi Mektumin. Tha i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem: “Bilali e thërret ezanin natën, prandaj hani dhe pini derisa ta thërrasë ezanin Ibn Ummi Mektumi” Tha: Dhe nuk kishe hapësirë kohore mes tyre veçse aq sa të zbriste njëri dhe të ngjitej tjetri (tek vendi i ngritur ku thërrisnin ezanin) Muttefekun alejhi.
Hadithi (1232)
Nga Amr ibnul As – radijallahu anhu – përcillet se i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – ka thënë: “Dallimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ithtarëve të Librit është ngrënia e syfyrit” (Muslimi)
Shpjegimi i shejkh Uthejminit:
Fjala e tij: “aq sa zbriste njëri dhe ngjitej tjetri” kjo është “mudrexheh” (fjalë që nuk e ka thënë Profeti alejhisselam, por e ka shtuar dikush prej transmetuesve të hadithit), dhe është “shaadh-dheh” (që bie ndesh me versionin e transmetuar nga transmetues më të saktë dhe më të shumtë në numër). Nuk është e saktë. Sepse urdhri i Profetit – sal lall llahu alejhi ue sel lem – për të ngrënë dhe për të pirë deri sa ta thërrasë ezanin Ibn Ummi Mektumi, është argument se mes tyre kishte kohë të shumtë aq sa nevojitet për të ngrënë dhe për të pirë, pra për të bërë syfyr. Prandaj kjo fjali është e dobët dhe “shaadh-dheh”, tek e cila nuk mbështetemi.
Dhe Zejd ibn Thabiti sqaroi kur foli për syfyrin me Profetin alejhis-selam, dhe tha se pastaj u ngritën për namaz, se nuk kishte mes tyre (syfyrit dhe namazit) veçse 50 ajete. Të cilat duan 10 deri në 15 minuta për tu lexuar, nëse njeriu lexon me tertil (texhuid: rregullat e leximit të Kuranit), apo pak më pak se aq. Kjo tregon se Profeti e vononte syfyrin shumë, dhe se ai e shpejtonte namazin e sabahut (e falte sa më afër hyrjes së kohës së tij) dhe nuk e vononte.
Pastaj është detyrë për njeriun që të ketë parasysh gjatë syfyrit të tij, se po zbaton një urdhër të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij. Dhe se po bën syfyr që të kundërshtojë (të mos përngjasojë me) ithtarët e Librit, nga urrejtja për gjendjen në të cilën ishin ata.
Dhe bën syfyr duke shpresuar bereqetin e këtij syfyri. Ha syfyr që të ndihmohet me të për adhurimin e Allahut. Në mënyrë që ky syfyr që ai ha, të jetë i mirë, i bereqetshëm dhe të konsiderohet adhurim (më vete).
Dhe Allahu është Ai që jep sukses!
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve