Shtesa “Kerim” në dua

Shtesa “Kerim” nuk saktësohet.

Prej gabimeve në të cilën bien disa imamë të xhamive në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit është shtesa “Kerim” në dua. Bëhet fjalë për lutjen “Allahumme inneke afuun tuhibbul afue feafu anni”.

Në këtë dua ata shtojnë shtesën “Kerim” duke thënë: “Allahumme inneke afuun (Kerim) tuhibbul afue feafu anni”.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë se shtesa “Kerim” nuk ka bazë.

Shejh Abadi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Kjo shtesë është transmetuar në disa kopje të Tirmidhiut mirëpo nuk është e qëndrueshme (nuk saktësohet).

Suneti është që të thuhet:

“اللّهمّ إنّك عفوّ تُحبُّ العفو فاعفو عنِّي

“Allahumme inneke afuun tuhibbul afue feafu anni.” Es-Sahihah (3337).

Kështu ia mësoi këtë lutje i Dërguari i Allahut -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- Aishes -radijAllahu anha-.

Udhëzimi më i mirë është ai i Muhamedit -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem-!

 

Përktheu: Unejs Sheme