Si duhet të sillet besimtari me prindin e vet?

Si duhet të sillet besimtari me prindin e vet?

Ta mëson Zoti yt i Lartësuar vetëm me një ajet!

“Nga Urueh përcillet se ka thënë për fjalën e Allahut të Lartësuar: “Dhe shtriji para tyre krahët e përuljes me mëshirë” : Bëj atë që ata e duan.” (për sa kohë që dëshira e tyre nuk është gjynah ndaj Allahut).

Ka ardhur tek “Ruhul meanij” (përmbledhtas) : “Dmth: Ji i thjeshtë para tyre dhe i nënshtruar. Sepse zogu kur dëshiron të ngrihet në fluturim, i hap krahët e tij dhe i ngre që të fluturojë lartë, ndërsa kur dëshiron të zbresë në tokë i ul ato. Po ashtu kur shikon ndonjë grabitqar prej të cilit frikësohet, ai i bën krahët e tij rafsh me tokën, dhe ky është kulmi i frikës dhe i nënshtrimit të tij”

“Sherh sahih el edebul mufred” Shejkh Husejn Auajsheh, vëll.1 fq. 22.