Si e largonte mërzinë dr. Abdurrahman es Sumejt?

Si e largonte mërzinë dr. Abdurrahman es Sumejt?

Kur isha në ishullin e Madagaskarit ku jetoja në një qendër islame bashkë me gruan time, aty kishim një kamionçinë të vogël për të lëvizur nëpër ishull me qëllim përhapjen e Islamit. Ndonjëherë kur e shikoja gruan time në një gjendje jo fort të këndshme, shkoja dhe merrja ndonjë jetim dhe hanim bashkë drekë ose darkë. Atëherë Allahu fuste në zemrat tona një hare dhe një gëzim që nuk e di askush veç Allahut, të Pastër nga të metat dhe të Lartësuar. Një ditë prej ditësh solla në shtëpi një jetim që quhej Faruk i cili vinte nga një fshat ku nuk kishte asnjë musliman. Po ashtu edhe prindërit e tij nuk kishin qenë muslimanë, dhe atë e sollën njerëzit e tij në qendrën tonë.

Më kujtohet se më kanë lodhur shumë për të mësuar Kuranin përmendësh. Nuk duheshin tërhequr nga lart me forcë (nuk duhej ushtruar shumë presjon mbi ta) që të mendoin sipas mënyrës tënde. Nuk po mësonin dot as Fatihanë as “Kul huuall llahu ehad”. Atëherë mora disa toptha të vegjël prej qelqi me të cilët fëmijët luajnë dhe i kanë qejf, dhe u thashë: “Kush mëson një sure do t’i jap një sferë qelqi, kush mëson dy sure do t’i jap dy sfera e kështu me rradhë.” Brenda dy javësh një numër i madh prej tyre mësuan gjysmën e xhuzit ‘Amme’ (10 faqet e fundit të Kuranit). Kjo ndodhi me mirësinë e Allahut dhe shkak u bënë këto shtysa që u përshtateshin botës së tyre fëminore dhe skamnore.

Një herë dolëm për të ftuar njerëzit në fenë e Allahut bashkë me familjen time, jetimi që quhej Faruk, dhe një hoxhë që shërbente si përkthyes mes nesh dhe banorëve vendas. Ajo që na befasoi në këtë rast ishte kur jetimi Faruk – i cili nuk ishte më shumë se 6 vjeç – ishte ulur nën një pemë dhe përreth tij ishin gati 15 burra të mëdhenj në moshë e ai u mësonte gjërat elementare të Islamit! Nuk po u besonim syve! Atëherë u ulëm dhe folëm me ata. Katër prej të pranishmëve e pranuan Islamin aty për aty, ndërsa të tjerët thanë: Na lini të mendohemi pak dhe të bindemi se Islami është fe madhështore. Ne duam t’a pranojmë Islamin, por na lini të mendohemi edhe pak dhe të këshillohemi me të mëdhenjtë e fisit tonë e pastaj do t’a pranojmë. Kur u kthyem e ftova në shtëpi Farukun dhe e pyeta: Përse po ua mësoje Islamin atyre burrave? Më tha: Nëse unë shkoj në Xhenet nuk do të gjej atje veçse arabë dhe unë nuk di arabisht, prandaj dua të kem njerëz nga fshati im që të kem me kë të merrem vesh.”

Dr. Abdurrahman es Sumejt, vdekur në gusht 2013 (Allahu e mëshiroftë)!