Si e njohe Zotin tend?

Si e njohe Zotin tend?

(Nëse të thuhet ty: Si e njohe Zotin tënd?) d.m.th.: me çfarë mënyre arrite ta njohësh Zotin tënd (thuaj🙂 e njoha (nëpërmjet shenjave(argumentave)  të Tij dhe krijesave të Tij).

Shjekhu me fjalën e tij (nëpërmjet shenjave (argumentave) të Tij, krijesave të Tij) ka për qëllim shenjat universale. Shenjat universale janë krijesat. Bashkangjitja pas presjes (nëpërmjet shenjave të Tij, krijesave të Tij) nuk tregon për gjëra ndryshme (por për shpjegim të së njëjtës gjë). Shenjat universale janë krijesat.

Shejkhu ka thënë: (dhe prej shenjave të Tij janë nata dhe dita, dielli dhe hëna. Prej krijesave të Tij janë shtatë qiejt dhe shtatë tokat dhe çfarë ka mes tyre.) Është e qartë për çdokënd se nata dhe dita, dielli dhe hëna janë shenja dhe argumente të qarta dhe krijesa. Gjithashtu qiejt dhe tokat dhe çfarë ka mes tyre jane shenja dhe krijesa.

Allahu i Lartësuar thotë:

‘’Prej shenjave (argumenteve të qarta) të Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës’’ (er Rrum, 22)

‘’në Tokë ka shenja të qarta për atë i cili merr mësim (ka bindje).’’ (edh Dharijatë, 20)

‘’Ne (Allahu flet për Veten në numrin shumës) e kemi bërë qiellin strehë (çati) dhe e kemi bërë të ruajtur nga çdo shejtan ndërsa ata (disa njerëz) i kanë sjellë shpinën shenjave tona (nuk mendojnë për to).’’ (el Enbija, 32). Këto janë ajetet keunijeh (shenjat dhe argumentet e qarta në univers).

(Argument është Fjala e Allahut të Lartësuar: Prej shenjave të Tij janë nata dhe dita, dielli dhe hëna. Mos adhuroni krahas Allahut diellin dhe hënën. Adhuroni vetëm Allahun i cili i ka krijuar.) Fussilet, 37

Atëherë, ato janë krijesa dhe ajete d.m.th.: shenja të qarta të cilat tregojnë për Krijuesin e tyre i cili i ka në  kontroll funksioninimin e tyre.

(Argument gjithashtu është Fjala e Tij të Lartësuar: Me të vërtetë që Zoti juaj është Allahu i cili ka krijuar qiejt dhe tokën në gjashtë ditë më pas u ngrit mbi Arsh. Ai e mbulon ditën me errësirën e natës e cila ndjek atë. Dielli, hëna dhe të gjithe yjësitë janë të nënshtruara ndaj Allahut. Padyshim që e Tij është e gjithë çështja dhe krijimi. I madhëruar dhe pa të meta është Allahu, Zoti i cili kujdeset për të gjithë krijesat.) el Earafë 54

Ai është krijuesi i të gjitha këtyre krijesave dhe në Dorë të Tij është çdo çëshjte. Ai i ka nën kontroll këto krijesa.

Njohja e robërve të Allahut ndaj Zotit të tyre (Allahut) nëpërmjet ajeteve (shenjave, krijesave) të Tij është njohje logjike sepse ai i cili vështron në këto shenja të qarta, në këto krijesa, arrin të kuptojë se ato kanë një krijues dhe se Krijuesi i tyre është i Urtë, i Gjithëditur, ka mundësi të bëjë ç’tëdojë, është i Madhërishëm, i pa të meta dhe i Lartësuar.

Mënyra e dytë për njohjen e Allahut është nëpërmjet shpalljes me tëcilën Allahu dërgon Profetët e Tij. Me këtë mënyrë e njohim Zotin tonë me Emrat dhe Cilësitëe Tij tëcilat na i ka sqaruar në Librin e Tij. Prej tyre: ‘’Allahu është i vetmi i cili meriton tëadhurohet, Sunduesi dhe pronari i çdo gjëje, i Madhëruari i pa asnjë të metë, Vërtetuesi i profetërve, i Plotfuqishmi ndaj të cilit asgjë nuk triumfon, Krenari dhe i Madhërishmi i plotë, i Pastër është Allahu nga çdo mangësi qëja mveshin dhe nga çdokush që adhurojnë padrejtësisht krahas Tij. (23) Ai është Allahu, i vetmi i cili meriton të adhurohet, Krijuesi i çdo gjëje, Atij i takojnë Emrat dhe Cilësite e plota, hyjnore, pa asnjë të metë e mangësi. (24) Surja el Hashr.

Kjo është mënyra e njohjes së Zotit tonë nëpërmjet Shpalljes dhe Fesë.

Allahu i ka njohur robërit e Tij me Veten e Tij nëpërmjet ajeteve universale, tëcilat janë shenjat eqarta dhe krijesat në univers, dhe nëpërmjet ajeteve fetare, ajeteve të Kuranit.

Shejkh Abdurrahman ibn Nasir el Berrak
Sherh thelethetul Usul

Anis Agovi