Si e pranuan fenë Islame dy të krishterë në Jordani

February 19, 2018

Një shoku ynë i punës ishte i krishter dhe shqiptoi dëshminë e besimit islam, mori gusël dhe fali namazin e drekës. Si mund ta kuptojmë sinqeritetin e tij në këtë çështje?

Përgjigje: Nuk kërkohet prej teje të vlerësosh sinqeritetin e tij në këtë punë. Sinqeriteti i tij është punë e kujt e Zotit tonë. Çfarë kërkohet prej teje? Prej teje kërkohet që të thuash se ai është musliman.

Sikur ne të sillemi mirë me të krishterët që gjenden në vendin tonë, shpresa për pranimin e Islamit nga ana e tyre është e madhe. Disa djem të rinj maturantë kishin një shok që quhej Usame. Një natë ai fjeti te shtëpia e shokut të klasës i cili ishte një vëllai ynë që falet bashkë me ne në xhaminë tonë. Ky vëllai më tha: Usama dëshiron të falë namazin e sabahut por ai është i krishter. Ndoshta Zoti ynë e shpëton.

Një i krishter dëshiron të falë me ne namazin e sabahut! Kjo do të thotë që djaloshi e ka farën e besimit në zemrën e tij.

I them: Mos ndoshta ka pranuar Islamin?

– Uallahi nuk e di! – pra po shqyrtonim apo hetonim gjendjen e tij.

–  Sille tek unë ta pyes dhe të marrim vesh si është gjendja e tij.

Vjen djaloshi dhe e pyes: Hë o Usame, musliman je ti?

– Unë jam i krishter që banoj në ‘Khrejbetis suuk’[1] dhe prezantoj në orën e mësimit ‘Edukatë Islame’ qysh nga shkolla fillore e deri më sot. Asnjëherë në jetën time nuk kam parë ndonjë të krishter, madje nuk i njoh as farefisin tim.

D.m.th. ky jeton në një lagje muslimanësh, mëson në një shkollë muslimanësh dhe prezanton në orën e mësimit ‘Edukatë islame’ si gjithë muslimanët.

– I them: Po përse dëshiron të falesh?

– Dua të falem, ndoshta Zoti më shpëton.

Këto fjalë që dalin nga një natyrë e pastër janë fjalë të bukura. Fjalë të një robi që ka nevojë për Zotin e tij, i cili ndjeu se mund të afrohej tek Ai duke shpresuar se kjo gjë do të kishte përfundim të mirë për të.

– O Usame, po ti a dëshmon se Muhamedi është i Dërguari i Allahut? La ilahe ila lall llah është pak problem për ta në fillim, prandaj nuk e nisa me të menjëherë.

– Tha: Unë dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Uallahi unë e dua Profetin Muhamed – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, -pra siç ka mësuar në shkollë.

– Pastaj i thashë: Mirë, po Allahu i Madhëruar në lartësi a është Një i vetëm? – U mendua pak.

Mirë – i thashë – të pyes për Isën – alejhi selam. Isa është biri i Allahut?

– Tha: Po, Isai është biri i Allahut. – Në këtë pikë origjina e tij ndikoi tek ai dhe u kthye tek origjina e tij.

– I them: Mirë, çfarë do të thotë që Isa është i biri i Allahut? – pastaj thashë me vete: Po ia diktoj të vërtetën. – I thashë: Ti do të thuash se Allahu e do Isën ashtu siç e do babai të birin e vet? Dhe se ai është rob? Por Allahu e do aq shumë atë sa do babai të birin e vet?

– Tha: Kjo është ajo që besoj. Unë nuk besoj që Isai është biri i Allahut me kuptimin që Allahu ka lindur fëmijë dhe se ka grua. Allahu është i pastër nga këto të meta, Eudhubilah (Allahu na ruajtë) se Allahu nuk është kështu. Por unë them se Isai është biri i Allahut me kuptimin që Allahu e do atë ashtu siç do prindi fëmijën e vet.

– I thashë: O Usame, ti je musliman dhe kjo shprehje nuk të lejohet ta thuash. Thuaj për Isën se është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij, sepse pozita më e lartë që mund të arrijë një rob është që të jetë rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij. Ti je musliman sepse nuk mbart femohim në brendësinë tënde. – Pra ai nuk pretendon që Isai të jetë bir i vërtetë i Allahut.

Kthehemi tek pyetja jonë. Ky njeri ka pranuar Islamin, pra vëllai thotë në pyetjen e tij: “Shoku ynë i punës ishte i krishter dhe shqiptoi dëshminë e besimit islam, u la dhe u fal. Si mund ta dallojmë sinqeritetin e tij?”

Çfarë përfitimi mund të ketë i krishteri që pranon Islamin përveç dashurisë për Allahun dhe shpresa se do të shpëtojë përpara Allahut, dhe njohja nga ana e tij se Islami është feja e vërtetë e Allahut të Madhëruar në lartësi.

Një herë disa vëllezër më erdhën bashkë me një djalosh amerikan me emrin Xhafer që studionte teologji kristiane në vendin tonë. Tha: Kisha që gjendet në ‘Xhebel Amman’[2] jep mësim teologji krishtere, dhe babai i tij është përgjegjës për studimet kristiane në botë. Dhe më thanë se ky Xhaferi dëshironte të pranonte Islamin. E takova në mësimin e ditës së enjte.

Është histori e gjatë. Falënderimi i takon Allahut ai e pranoi Islamin.

Kishte ardhur – siç thamë – të mësonte teologji kristiane dhe më tregon:

Unë kisha uri (shpirtërore). Dëshiroja…. atje në Amerikë isha ngopur nga kënaqësitë e kësaj bote, prej grave dhe epsheve të lloj-llojshme, isha velur. Ndieja uri dhe dëshiroja të ngopja urinë time. Dhe unë e njoh gjuhën arabe, madje e shijoj atë (më pëlqen shumë), unë jam me origjinë nga Sudani.

Vazhdon tregimin e tij duke thënë: Kisha marrë një apartament me qera përballë një restoranti që quhet ‘El Endelus’ në lagjen ‘Merxhul hamam’ (atje ku banon edhe shejh Mesh’huri). Shkova në restorant për të ngrënë darkë. Në restorant kishin ndezur magnetofonin dhe dëgjohej surja Merjem. Aty në restorant punonte një vëlla egjiptian. Fillova ta dëgjoja me vëmendje dhe fillova të ngopesha (shpirtërisht) dhe po gjeja shijen që e kisha humbur prej sures Merjem. I thashë atij që punonte në restorant:

A mund të ma japësh këtë kasetë?

Më afrohet dhe më thotë: A e fal namazin ti?

I them: Lere këtë histori – falem apo nuk falem – unë jam i krishter, ma jep ta dëgjoj këtë kasetë? E dëgjova suren Merjem nga kaseta dhe prej saj e mësova suren Merjem për dy ditë. (7 faqe) Dhe në gjithë këtë udhëtimin tim të gjatë (në kërkim të së vërtetës) gjeta se urinë time e shuajti kaptina Merjem. E ngopi urinë time, mbaroi! Nuk mundesha ta kundërshtoja, kjo sure  ma rrëmbeu zemrën. Më njohu me të vërtetat që po kërkoja prej kohësh. Tek ajo gjendej ajo që doja dhe nuk kisha nevojë më për askënd. Sidoqoftë, kishin mbetur tek unë disa dyshime për shkak të ushqimit që kisha konsumuar më parë me të cilin isha rritur.

Ato dyshime m’i parashtroi mua (thotë shejh Mesh’huri) dhe Allahu i Lartmadhëruar më nderoi (e iu përgjigja dyshimeve të tij).

Njerëzit e Sudanit kanë mirësi.

Më vonë e takoj atë në mësimin e së enjtes, i dhashë selam dhe eca. Si zakonisht d.m.th. që të mos qëndroj me asnjë. Pastaj u kujtova: Ky është Xhaferi. Kishte veshur një këmishë të bardhë dhe ishte me takije në kokë. U ktheva tek ai, mu hodh në qafë e më përqafoi dhe më tha: ‘Elhamdulilah. Ky ishte fundi i udhëtimit tim.’

Ajo që dua të them – Allahu u dhëntë sukses të gjithëve për mirësi – është se të krishterët kanë shumë mirësi, nëse sillemi butë me ta dhe nëse i mësojmë. Sidomos ai i krishter që është larg fanatizmit dhe që nuk ka interes të mbetet i krishter. Disa njerëz nëse humbasin krishtërimin humbasin përfitime të shumta. Ky lloj është i vështirë, vetëm nëse e arrin mëshira e Allahut.

Dhe të mos harrojmë se herët në histori vendi ynë ka qenë i krishterë, këtu kanë qenë Romakët. Por Allahu i Madhëruar e çliroi këtë vend dhe i hapi zemrat e banorëve të tij, me bereqetin e sinqeritetit të shokëve të Profetit – sal lall llahu alejhi ue sel lem – të cilët erdhën në këto toka si thirrësa në Islam. Ata e çliruan këtë tokë dhe zemrat e njerëzve me sukses prej Allahut të Lartmadhëruar.

Shejkh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë dhe na bëftë dobi me të.

———————————————-

[1] Njësi administrative e kryeqytetit të Jordanisë, ka afërsisht 100 000 banorë.

[2] ‘Xhebel Amman’ ose ndryshe ‘Kodra e Ammanit’ është një nga shtatë kodrat mbi të cilat u ndërtua Ammani, kryeqyteti i Jordanisë.

Loading...