Si e vlerësonin dijetarët dijen e hadithit?
Dijetari Andaluzian Humeid El-Kurtubi, i vdekur në vitin 652 sipas hixhretit -Allahu e mëshiroftë- thoshte për dijen e hadithit:
Drita e hadithit, qartë vezullon,
prandaj afroju se ajo të ndriçon.
Shpejt ngiti devetë atje për të shkuar,
të arrish nëpërmjet saj lumturinë e çmuar.
Dija e hadithit është dija që shpjegon Kuranin dhe e qartëson atë, sepse Allahu i Madhëruar e ka zbritur Kuranin me shprehje të shkurtra dhe përgjithësime për t’ia lehtësuar njerëzve leximin dhe ruajtjen e tij, dhe për rrjedhojë Kurani ka nevojë për qartësim.
Allahu i Madhëruar i thotë Profetit të Tij:
“Në të kemi zbritur përkujtuesin që t’ua qartësosh njerëzve atë që u është zbritur.” Suretu En-Nahl: 44.
Prandaj, dijetarët e hershëm kanë thënë: Kurani ka më shumë nevojë për Sunetin sesa Suneti për Kuranin.
Dr. Abdullah Nabolli
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve