Lavdërimi i takon vetëm Allahut.
Mënyra e marrjes së gusulit është dy llojesh:
1- E mjaftueshme
2- E përsosur
Sa i përket mënyrës së parë është: larja e gojës dhe shpëlarja e hundës dhe më pas larja e gjithë trupit me ujë qoftë edhe njëher të vetme, apo të zhytesh në ujë të thellë.
Ndërsa mënyra e përsosur është: larja e organeve gjenitale dhe e vende që mund të jenë bërë pis prej xhunubllëkut, më pas merr abdes të plotë si për namaz, e më pas hedh ujë tri herë në kokë, derisa uji të arrij në rrënjët e flokëve, më pas lan anën e djathtë e më pas anën e majtë të trupit.
[Ilam musafir bi badi adab ëe ahkam sefer: 11] Shejh Muhamed Salih Uthejmin.]
Përktheu Ylli Rama
Të Ngjashme
- Festat jo-islame; Dita e 1 Majit si Shembull Dr. Fatmir Strumi
- Kushtet e lutjes së pranuar Udha e Besimtarëve
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi