Si përkujtohen mirësitë e Allahut?

Si përkujtohen mirësitë e Allahut?

Muhamed bin Salih el Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) në komentin e fjalës së Allahut që thotë: “Dhe përkujtoini mirësitë e Allahut.” [Bekare231]
Ai thotë: Përkujtimi është me zemer,me gojë (të shprehur) dhe me gjymtyrë.

1-Përmendja e mirësive me të shprehur, është atëherë kur tregon se Allahu më ka begatuar me këtë mirësi. Siç thotë Allahu i Lartësuar:”Dhe tregoi mirësitë e Zotit tënd.”Duha11

Ta lavdërosh Allahun me fjalë duke thënë: O Zoti im, ty të falenderoj për pasurinë, për gruan, për femijët, e mirësi të tjera që më dhurove.

2-Përmendja me zemër, është ta ndiesh plotësisht në zemrën tënde këtë mirësi (se është prej Allahut).

3-Përmendja me gjymtyrë
Të punosh me bindje ndaj Allahut dhe të shihet (nga të tjerët) mirësia e Zotit që të ka dhënë.

[Tefsiri i sures Bekare 3/132].

Përktheu Arjan Gazidede