Si ta forcoj besimin në Allahun?
Falënderimi i takon Allahut!
Këtu do përmendim dy këshilla nga dijetarët e mëdhenj, duke përmbledhur edhe atë që kërkoni përmes pyetjes tuaj:
1 – Lexojeni sa më shumë Kuranin, dëgjojeni recitimin e tij dhe meditoni në kuptimet e ajeteve që lexoni dhe dëgjoni sa më shumë që të mundeni. Nëse ju duket diçka e vështirë për t’u kuptuar, atëherë pyesni dijetarët në vendin tuaj ose shkruajuni dijetarëve të tjerë sunitë për këshilla.
Gjithashtu, përkujtojeni shumë Allahun me ato dhikre të transmetuara në hadithet e sakta, si p.sh.: “La ilahe il-Allah (nuk ka të adhurarar të vërtetë përveç Allahut)”, “Subhan-Allah ue’l-hamdu Lil-lah, ue la ilahe il-Allah ua Allah ekber (Lavdia i takon Allahut, lavdërimi i takon Allahut, nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Allahut dhe Allahu është më i madhi)”, e kështu me rradhë. Për më shumë informacion mbi këtë shih librin “Fjala e Bukur” nga Ibn Tejmije, “Shiu i rrëmbyeshëm” nga Ibn el-Kajim, “Rijadus-Salihin” dhe “Mburoja e muslimanit”.
Përkujtimi i Allahut (dhikri) e shton besimin dhe sjell qetësi shpirtërore. Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat.” |Er-Ra’d: 28|
Zbatojini rregullisht ibadetet si; namazi, agjërimi dhe shtyllat e tjera të Islamit, duke shpresuar në mëshirën e Allahut dhe duke u mbështetur tek Ai në të gjitha çështjet tuaja. Allahu i Madhëruar thotë: “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata zemrat e të cilëve kur përmendet Allahu fërgëllojnë, dhe kur u lexohen shpalljet e Tij u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten. Ata që falin namazin dhe japin prej asaj që Ne u kemi dhënë. Njëmend, ata janë besimtarë të vërtetë. Ata do kenë shkallë nderimi te Zoti i tyre, falje dhe furnizim bujar (në Xhenet).” |El-Enfal: 2|
Komisioni i Përhershëm 3/185, 186.
2 – Besimi shtohet duke iu bindur Allahut dhe pakësohet kur njeriu nuk i bindet Atij. Pra, kryeni atë që ka urdhëruar Allahu siç është; falja e namazit në kohë me xhemat dhe në xhami, dhënia e zekatit me dëshirë për t’u pastruar nga mëkatet dhe për të treguar dhembshuri ndaj të varfërve dhe nevojtarëve duke qëndruar me njerëz të mirë dhe të drejtë, në mënyrë që ata të ju ndihmojnë në zbatimin e sheriatit dhe t’u udhëzojnë në atë që do t’u sjellë lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.
Shmangni ithtarët e bidatit dhe mëkatarët që mos t’ju tundojnë dhe të dobësojnë vendosmërinë tuaj për të bërë mirë. Bëni shumë vepra të mira vullnetare, kthehuni tek Allahu dhe kërkoni forcë prej Tij.
Nëse e bëni këtë Allahu do t’u shtojë besimin, do ta kompensoni kohën e humbur, dhe Allahu do t’ju shtojë mirësinë dhe qëndrueshmërinë në zbatimin e Islamit.
Komisioni i përhershëm për dhënien e fetvave 3/187.
Përktheu: Fatjon Isufi
Dosje: Porositë e Etërve
Të Ngjashme
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin