Prej përkufizimit të imanit besoj se do të sqarohen shumë gjëra që lidhen me pyetjen tënde. Kanë thënë dijetarët e ehli sunetit: “Besimi (imani) është fjalë dhe punë, shtohet me bindje ndaj Rrahmanit dhe pakësohet me bindje ndaj shejtanit”.
Kështu, nëse sheh në zemrën tënde madhërim të Allahut dhe të ligjeve të Tij, në atë mënyrë që kur i dëgjon ato përpiqesh me sa mundesh t’i zbatosh (urdhëresa qofshin apo ndalesa). Nese ndien në zemrën tënde dashuri për Profetin sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe për pasimin e sunetit të tij, dhe bën përpjekje për ta mësuar atë të pastër larg haditheve të dobëta apo bidateve (shpikjeve në fe), sa herë që mëson një sunet perpiqesh ta zbatosh.
Nëse ndien se i do ata që i do Allahu: engjëjt, Profetët, Sahabët e nderuar të gjithë pa përjashtim, dhe fjalës së sahabëve u jep përparësi ndaj fjalës së të tjerëve. Nëse ndjen se i urren ata që Allahu i ka urryer.
Nëse përpiqesh të përfitosh sa më shumë dije të dobishme e cila të afron tek Allahu dhe përpiqesh ta zbatosh atë.
Nëse je i lidhur me fjalën e Allahut (Kuranin), me mësim të tij përmendësh me texhuid (rregullat e leximit të Kuranit) dhe përpiqesh të meditosh dhe të thellohesh rreth qëllimit të ajeteve të tij, duke u ndihmuar me komentin e dijetarëve.
E pas gjithë këtyre përpiqesh të ruhesh prej vetpëlqimit dhe dëshirës për tu dukur, dhe përpiqesh t’i konsiderosh të vdekura të gjitha krijesat. Kur e bën veprën e mirë mendon vetëm kënaqësinë e Allahut, shpërblimin e Tij dhe afrimin tek Ai.
E përseri ecën drejt Zotit tënd mes frikës dhe shpresës, ke frikë për gjynahet e tua, frikë se nëse nuk të fal Zoti yt askush nuk të shpëton dot prej zemërimit dhe drejtësisë së Tij, e megjithatë shpreson në mëshirën e Tij të gjerë duke mos e lenë pas dore punën e mirë sipas sunetit.
Nëse e ke realizuar ashtu si duhet me dije dhe me punë fjalën ‘La ilahe il-lAllah’ dhe e adhuron Allahun me dashuri, me frikë dhe me shpresë. Nëse e ndien mbikqyrjen e Tij kur je duke e adhuruar Atë, e pas gjithë këtyre ke frikë nga shirku i madh e i vogël dhe nga hipokrizia e madhe dhe e vogël, dhe për pasojë i lutesh Allahut të të ruajë prej tyre.
Nëse je i bindur se gjithë çështja jote është në dorë të Allahut dhe frikësohesh e i lutesh Allahut me përgjërim që të të ruaj nga përfundimi i keq, apo mos të të lërë në dorë të vetes tënde.
Pas gjithë këtyre shpresoj shumë se ke besim te sinqertë.
Kiji parasysh gjithmonë këto ligje:
“Ata që luftuan (u përpoqën) për hirin Tonë Ne do t’i udhëzojmë rrugëve Tona, e s’ka dyshim se Allahu është me vepërmirët.” | El Ankebut: 69.
“Frikësojuni Allahut sa të mundeni.” | Et Tegabun: 16.
“Përpiquni ta arrini dhe t’i afroheni të vërtetës (në fjalët dhe veprat tuaja) sa të mundeni.” Transmeton Muslimi.
“Kur t’ju urdhëroj për dicka, bëni prej saj sa të mundeni.” Buhariu, Muslimi.
“Frikësojuni zjarrit qoftë dhe me gjysmë hurme, e kush nuk e gjen atëherë me një fjalë të mirë.” Buhariu, Muslimi.
Allahu na dhëntë sukses neve dhe juve për atë që Ai do dhe kënaqet! Allahu është më i Dijshmi! Atij i takon falënderimi! Lavdërimet dhe paqja e Tij qofshin për profetin Muhamed, familjen dhe shokët e tij!
Dosje: Profetët
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve