Pyetje: Cili është kuptimi i hadithit: “Dy rekate të falura me misvak (pastrimi dhëmbëve para tyre) janë më të mira sesa shtatëdhjetë rekate pa misvak.”?
Imam Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Misvaku është sunet në namaz (në fillim të tij) dhe kur merr abdes, bazuar në fjalën e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Misvaku është pastrim për gojën dhe kënaqësi për Zotin”. E ka nxjerr En Nesaij[1] me zinxhir autentik nga Aisha radijAllahu anha.
Po ashtu fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Sikur mos t’ia vështirësoja umetit tim, atëherë do i kisha urdhëruar për përdorimin e misvakut për çdo namaz”. Mutefekun alejhi.[2]
Në një transmetim tjetër: “Sikur mos t’ia vështirësoja umetit tim, atëherë do i kisha urdhëruar për përdorimin e misvakut çdo herë që do merrnin abdes”. E ka nxjerr imam En Nesaij[3] me zinxhir autentik.
Përsa i përket hadithit: “Namazi me misvak (pastrimi dhëmbëve para tyre) është më i mirë sesa shtatëdhjetë namaze pa misvak” ky është hadith daif (i dobët) dhe nuk është autentik. E te hadithet autentike gjendet ajo që na mjafton, elhamdulilah!
Burimi “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 19
Pershtati Unejs Sheme
[1] Në kapitullin “Et Taharah” tema “Et tergib fis siuak” me nr. (5)
[2] Buhariu në kapitullin “El xhumuah” tema “Es Siuak jeum el xhumuah” me nr. (887) dhe Muslimi në kapitullin “Et Taharah” tema “Es Siuak” me nr. (252)
[3] Në “Sunenul Kubra” vëll. 2 me nr. (30430)
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve