Si vepron ai që s’ka falur namazin e ikindisë dhe e gjen imamin duke falur akshamin?
Ai që nuk e ka falur namazin e ikindisë dhe gjen imamin duke falur namazin e akshamit, duhet të lidhet në namaz me xhematin (që është duke falur akshamin) pastaj ngrihet dhe e plotëson rekatin e katërt me nijet të ikindisë. Pas kësaj fal akshamin dhe është i justifikuar në fjalën më të saktë të dijetarëve. E shton rekatin e katërt sepse ikindia ka katër rekate. Kur imami jep selam, ai nuk jep selam, por ngrihet për të falur rekatin e katërt, si rasti i atij që i ikën një rekat nga namazi.
Nuk lejohet të falë akshamin pa falur ikindinë, sepse rradhitja e namazeve është detyrë . Ikindia, akshami pastaj Jacia. Kjo është rradhitja që Allahu e ka bërë të detyrueshme. Pejgamberit (alejhi selam), kur i ikën namazet në luftën e Ahzabit, derisa dielli perëndoi, ai i fali namazet të rradhitura, ikindinë pastaj akshamin.
Qellimi është renditja dhe rradha. Fal bashkë me ta akshamin me nijet të ikindisë dhe në momentin kur imami jep selam ai ngrihet dhe fal rekatin e katërt pastaj fal akshamin në kohë. E nëse ai mundet ta falë ikindinë pa filluar akshami, fal ikindinë të parën, pastaj akshamin në kohën e vet.
[Fetvaja e Shejh Bin Bazit Allahu e mëshiroftë.
Nur Ala Darb:(2/721].
Përktheu Arjan Gazidede
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve