Pyetje: Si vlerësohet besimi i një mëkatari musliman?
Përgjigje: Ai i cili është besimtar; njësues i Allahut, por herë pas here bie dhe në mëkate, konsiderohet besimtar në përputhje me atë nivel të besimit që ka, dhe nga ana tjetër, ai është gjynahqar për mangësitë e tij në lidhje me obligimet e besimit.
Besimtari që e ka besimin e mangët, nga njëra anë i meriton përfitimet e premtuara për shkak të besimit të tij, por nga ana tjetër është i ekspozuar ndaj dënimit, si pasojë e gjynaheve të tij.
Megjithatë, edhe nëse dënohet për mëkatet e tij, qëndrimi i tij nuk do të jetë i përhershëm në Zjarrin e Xhehenemit.
Besimi i plotë është e vetmja mënyrë e sigurt që të mbron nga hyrja në Zjarrin e Xhehenemit, por megjithatë, besimi edhe nëse është i mangët, nuk lejon qëndrimin e përhershëm në të.
(Pyetje pergjigje – Abdurrahman ibn Nasir ES SA’DI)
Të Ngjashme
- Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi
- Festat joislame – Dita e 1 Majit Dr. Fatmir Strumi
- Kushtet e lutjes së pranuar Udha e Besimtarëve
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi