Dijetari i madh Muhamed ibn Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, thotë:
Më së shumti që cënon dhe prish thirrjen islame është mungesa e sinqeritetit ose mungesa e dijes.
Qëllimi me dije në fjalën e Allahut të Lartësuar: “me vizion të qartë – على بصيرة” nuk është vetëm njohja e dispozitave të sheriatit, por ajo përfshin tri shtylla:
1. Dijen e sheriatit,
2. dijen mbi gjendjen dhe rrethanat e të thirrurit,
3. dijen mbi mjetet dhe rrugët që çojnë drejt qëllimit të thirrjes, e kjo është urtësia.
Thirrësi duhet të jetë i qartë në lidhje me gjykimin e sheriatit, i qartë mbi gjendjen e atij që thërret dhe i qartë mbi mjetet e duhura që çojnë në realizimin e thirrjes. Për këtë arsye, Profeti ﷺ i tha Muadhit kur e dërgoi në Jemen: “Do shkosh tek një popull që janë ithtarë të Librit.”
Ky nuk është vetëm një njoftim juridik por edhe një orientim praktik, sepse dija se ky person duhet ftuar me butësi, tjetri me ashpërsi, e një tjetër ka dije dhe mund të përballet përmes dyshime, kjo është dije që shkon përtej dispozitës së sheriatit.
Po ashtu, dija mbi mënyrat që afrojnë zemrat dhe motivojnë të thirrurit si inkurajimi dhe nxitja, sikurse fjala e të Dërguarit ﷺ: “Kush e vret një armik, plaçka e tij është e tij.” Ose afrimi përmes dhurimit të pasurisë, ashtu siç bëri Profeti ﷺ me ata që sapo hynë në Islam në betejën e Hunejnit, kur u dha secilit prej tyre nga njëqind deve.
Kjo e gjitha hyn në kuptimin e urtësisë. Për këtë arsye injoranti nuk është i përshtatshëm për thirrje, nuk është i lavdëruar, dhe metoda e tij nuk është metoda e të Dërguarit ﷺ, sepse injoranti prish më tepër sesa rregullon.
Marrë nga libri: “El kaulul mufid” fq. 102.
Dosje: Thirrja Islame