Sinqeriteti

February 16, 2016

Es Seadi (Allahu e mëshiroftë!), për sinqeritetin, ka thënë:

“Të sinqertit janë ata të cilët posedojnë vullnet të hekurt dhe që me punët e tyre të mira kërkojnë shpërblimin më të mirë tek Zoti, e pa dyshim që shpërblimi është në varësi të qëllimit dhe sinqeritetit. Madje, puna e pakët e bërë me sinqeritet mund të jetë e barasvlershme me punë të shumta e të mëdha por që nuk janë në atë gradë sinqeriteti.

Allahu i Madhëruar i ruan të sinqertët nga sprovat dhe gjynahet si dhe i mbron nga ndëshkimi dhe vuajtjet. Ai u mundëson që me sinqeritetin e tyre të arrijnë pozita të larta në Shtëpinë e Paqes (xhenet).

Muslimani e ka të qartë se punët nuk pranohen ndryshe, por veçse me sinqeritet dhe se sinqeriteti është kusht i patjetërsueshëm për të shpëtuar nga e keqja dhe për arritjen e të gjitha mirësive.

Allahu i Madhëruar, krijesat nuk i krijoi për tjetër gjë, por veçse që t’ia përkushtojnë fenë, adhurimin dhe bindjen vetëm Atij, i Cili është Një dhe s’ka të ngjashëm apo rival. Ndërsa ata që punojnë për t’u dukur e për t’u lavdëruar, e kanë humbur fenë, logjikën e shëndoshë dhe punën e tyre, si dhe janë kapur për një fije peri e cila shumë shpejtë do të këputet.

Nëse njeriu do të pijë “gotën” e sinqeritetit, nuk do të vuaj më nga sëmundjet e zemrës, pasi ai ka pirë ilaçin të cilin e zgjodhi për të i Lartmadhëruari, i Urti, Zoti i mëshirshëm, i Cili është më i mëshirshëm me robërit e Tij, se nëna për foshnjën e saj. Pra, lavdëruar qoftë Allahu, Zoti i gjithësisë!”

“Muxhtene el feuaid ed deavije ue et terbeuije” f. 82.

Dosje:

Loading...