Pyetësi:Jemi sprovuar në vendin tonë me njerëz të cilët besojnë se lejohen protestat si mjet për ndryshimin e të keqes.Pra kur shohin nje te keqe te caktuar, tubohen dhe krijojne nje protestim. Argumentimi i tyre per kete lejim eshte se prijesi i vendit e lejon diçka të tillë?
Përgjigje:Protestat, padyshim janë të padobishme, madje janë portë e së keqes dhe e trazirave, sepse këto turma mund të kalojnë pranë dyqaneve apo pronave të tjera dhe i dëmtojnë ato apo i vjedhin. Aty mund të ketë përzierje mes të rinjve dhe pleqve, mes mes burrave dhe grave, ndaj konsiderohet e keqe dhe pa hajr në të.Më kanë treguar se në shtetet e krishtera perëndimore nuk mund të arrihet e drejta veçse nëpërmjet protestave, pra kur të krishterët apo perëndimorët duan që ta detyrojnë kundërshtarin e tyre protestojnë. Nëse ndodh kështu dhe bëhet fjalë për shtete kafire dhe ata e lejojnë diçka të tillë dhe muslimani nuk gjen mënyrë tjetër për të arritur tek e drejta e tij apo muslimanët për të arritur tek e drejta e tyre, shpresoj që të mos ketë problem(ndalesë) në këtë rast. Kurse përsa i përket vendeve islame unë besoj se ato janë të ndaluara dhe nuk lejohen. Unë habitem m disa prijësa të cilët lejojnë zhvillimin e protestave megjithëse shkaktojnë rrëmujë dhe trazira, çfarë dobie ka nga ky lloj qëndrimi?! Ndoshta disa prijës nuk duan që të qortohen nga perëndimi ndaj u servilosen atyre me këtë veprim ashtu që tu thotë perëndimorëve: Shikoni, populli po proteston dhe po kërkon të drejtat e veta në mënyrë të lirë, po kërkon këtë apo do të ndryshojë këtë.
Por ndoshta mënyra me të cilën duhet ta trajtojmë këtë problem është duke peshuar cilat janë më të shumta:Dëmet apo dobitë.
Pyetësi:Kanë ndodhur shpesh gabime, të cilat janë bërë shkak që njerëzit të protestojnë kundra tyre dhe ka pasur dobi (në korrigjimin e tyre)?
Shejhu:Sidoqofte ato demtojne me shume, nese bëjnë dobi kësaj rradhe do dëmtojnë rradhën tjetër.
Likau babil meftuh 2/203
Marrë nga:http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=120037
Përktheu: Shuajb Rexha