Sqarimi i Shirkut
Shirku është e kundra e teuhidit, nëse kuptimi i teuhidit është: Njësimi i Allahut në adhurim, shirku është: animi i diçkaje nga adhurimi për dikënd tjetër pos Allahut. Shirku është gjynahi më i madh, sepse Allahu i Madhëruar na ka lajmëruar se Ai nuk e fal atë nëse nuk pendohet prej tij, duke qenë se Ai (Allahu) i ka bërë obligim vetes së Tij mëshirën, kurse gjynahet e tjera veç tij (shirkut) janë nën mëshirën e Allahut, nëse don e dënon robin që e ka bërë gjynahin e nëse don e fal atë. Allahu i lartësuar në suren Nisa: 48 ka thënë:
إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ
“S’ka dyshim që Allahu nuk e fal atë që i bën shok Atij (në adhurim) dhe veç kesaj fal kë të dojë”.
Shirku i fshin të gjitha punët, ka thënë Allahu në suren Enam: 88:
وَلَوْ أَشْرَكُوا لَحَبِطَ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
“E nëse ato do të më bënin shok Mua (në adhurim) do tju fshiheshin atyre çka kishin punuar”
Dhe ka thënë:
وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ
“Të është shpallur ty (o Muhamed) dhe atyre që ishin para teje nëse do më bënit shok Mua (në adhurim) do tu fshinin punët e juaj dhe do ishit prej të humburve” (Zumer: 65).
Poashtu shirku është rënie dhe degradim nga majat e krenarisë në fundërrinat e mjerimit, e mos përqendrrimit. Allahu i Lartësuar ka thënë:
وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَكَأَنَّمَا خَرَّ مِنَ السَّمَاءِ فَتَخْطَفُهُ الطَّيْرُ أَوْ تَهْوِي بِهِ الرِّيحُ فِي مَكَانٍ سَحِيقٍ
“. . . e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur”. (Haxh: 31).
Shirku poashtu është gjakderdhje dhe është shkak për marrjen e pasurisë siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
فَإِذَا انْسَلَخَ الْأَشْهُرُ الْحُرُمُ فَاقْتُلُوا الْمُشْرِكِينَ حَيْثُ وَجَدْتُمُوهُمْ وَخُذُوهُمْ وَاحْصُرُوهُمْ وَاقْعُدُوا لَهُمْ كُلَّ مَرْصَدٍ
“E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vin ju pritë në çdo shteg”. (Teube: 5).
Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Jam urdhëruar t’i luftoi njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhëruar me të drejtë pos Allahut” dhe ka thënë -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “Jam dërguar me shpatë derisa të adhurohet Allahu i vetëm” transmeton imam Ahmedi në “Musnedin” e tij: (2/50).
Allahu ia ka ndalur që të hyjë në xhenet atw qw bën shirk dhe ka gjykuar për të përhershmërinë e tij në zjarr, Allahu i Lartësuar thotë:
إِنَّهُ مَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنْصَارٍ
“Me të vërtetë ai i cili i bën shirk Allahut, Allahu atij ia ka ndaluar hyrjen në xhenet dhe përfundimi i tij është zjarri, e për zullumqarët nuk ka ndihmë”. (Maide: 72).
Shirku është zullumi më i madh siç ka thënë Allahu në suren Lukman: 13:
إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ
“Vërtetë shirku është zullumi më i madh”, sepse ai tregon mangësi për Zotin e botrave dhe barazon të tjerët me Të, i Lartësuar është nga çdo e metë.
Shirku është humbje e madhe dhe këtë do e doshmojnë vetë ata që bëjnë shirk ku do thonë:
تَاللَّهِ إِنْ كُنَّا لَفِي ضَلَالٍ مُبِينٍ إِذْ نُسَوِّيكُمْ بِرَبِّ الْعَالَمِينَ
“Pasha Allahun ne ishim në një humbje të qartë, kur ju barazonim juve me Zotin e botrave”. (Shuara: 97-98).
Përderisa shirku është në këtë gradë rrezikshmërie kjo na bën që të kemi shumë kujdes që mos të biem në të, dhe duhet për muslimanin që ta mësoj atë në mënyrë që të ruhet prej tij. Poashtu kërkohet nga muslimanët që t’i kundërvihen atij dhe ta mposhtin atë. Preokupimi i të gjithë Pejgamberëve -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi ta- në plan të parë ishte kundërvirja ndaj shirkut dhe t’i ndalonin të tjerët prej tij dhe t’i paralajmëronin për rrezikshmërinë e tij, dhe lufta kundër atyre që e paktikonin shirkun me anë të shpatës dhe të fjalës, ashtu si ka lajmëruar Allahu i Lartësuar:
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اُعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ
“Vërtetë Ne kemi dërguar në çdo popull të dërguar t’i urdhëronin ata të adhuronin vetëm Allahun dhe t’i largohen idhujve”. (Nahl: 36).
E çdo pejgamberi i thonte popullit të tij:
اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَهٍ غَيْرُهُ
“Adhuroni vetëm Allahun, vërtet ju nuk keni dhurues që e meriton adhurimin tjetwr kwnd pos Tij”. (Araf: 59).
Shirku është shkatërrimi më i madh që i kaplon popujt, dhe bie ndesh me Krijimin dhe Caktimin e Allahut. Nuk ka asnjë dobi me punët nëse në të gjendet shirku, dhe sëpari para çdo gjëje duhet që të përforcohet nga të gjithë pasuesit e të dërguarit qofshin thirrësa apo përmisuesa dhe t’i drejtojnë thirrjet e tyre në luftimin e shirkut dhe në rregullimin e besimit, e jo të drejtohen thirrjet e tyre në gjwra dytësore duke e lënë shirkun të zhutet në besimin e muslimanëve që shfaqet në varret e “njerëzve të mirë”, apo tek kryetarët e grupeve të devijuara prej sufive, kjo është menjanim i thirrjes nga rruga e saj e saktë të cilën e ka përshkruar pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-, dhe e kanë përshkruar pejgamberët -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi ta- para tij. Kjo thirrje nuk mund që të sjelli frytet e saj sepse ajo e filloj nga fundi.
Shkëputur nga “Revista e studimeve Islame”
nr: 20/197-198 nën temën: Sqarimi i Shirkut
Shkruajti Salih el-Feuzan
Përktheu Ylli Rama