Të gjithë ju jeni barinj dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij

June 2, 2022

Ibën UmerI (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmeton se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Të gjithë ju jeni barinj dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij. Prijësi i një populli është bari dhe ai është përgjegjës për tufën e tij. Burri është bariu i njerëzve të shtëpisë së tij dhe ai është përgjegjës për tufën e tij. Skllavi është bariu i pasurisë së zotërisë së tij dhe ai është përgjegjës për të. Secili prej jush është bari dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij.”
Ebu Hatim (Ibën Hiban) ka thënë: Suneti i përcjellë nga Mustafai (salAllahu alejhi ve sel-lem) e bën të qartë se secili ka përgjegjësi dhe secili duhet të kujdeset për to. Prandaj është e detyrueshme për këdo që ka përgjegjësi ndaj dikujt tjetër t’i qëndrojë besnik premtimit që i ka dhënë.
Barinjtë e njerëzimit janë dijetarët; bariu i mbretërve është intelekti, bariu i njerëzve të mirë është devotshmëria, bariu i nxënësve është mësuesi i tyre, barinjtë e djemve janë baballarët e tyre, ashtu sikurse mbrojtësi i gruas është burri i saj dhe mbrojtësi i skllavit është zotëria i tij. Prandaj, çdo bari prej njerëzve është përgjegjës për tufën e tij.
Ibn Hiban el Busti në librin “Kopshti i të urtëve”.
Loading...