Kryerja e obligimeve dhe lënia e gjynaheve vlen për të fituar Xhenetin

Shejh Abdurrahman el-Berrak ka thënë: Të mjaftuarit me kryerjen e obligimeve dhe lënien e gjynaheve vlen për të fituar Xhenetin. Kjo është transmetuar në hadithin ku Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u pyet rreth namazit, zekatit dhe agjërimit. Ai u përgjigj dhe pyetësi ripyeti: “A kam obligim diçka tjetër?”
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Jo, vetëm nëse dëshiron të kryesh vepra vullnetare!”
Ai tha: “Betohem në Allahun që as nuk do të shtoj e as nuk do të pakësoj!”
Pasi personi në fjalë u largua, Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Nëse ka qenë i sinqert do të hyjë në Xhenet!” Hadithin e përcjell Buhariu me nr. 1891 dhe Muslimi me nr. 11.
Dobi të përfituara nga libri “Dyzet hadithet e Neueuiut”.