Teuhidi El-Uluhijeh

February 5, 2022

  • Teuhidi Uluhijeh është veçimi i Allahut me adhurim, pra thënia ‘La ilahe il-lAllah’.
  • Teuhidi Uluhijeh është shkaku i krijimit të njerëzve dhe xhinëve.
    Argument për këtë është ajeti: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Edh-Dharijat: 56.
  • Teuhidi Uluhijeh ka qenë thirrja e të gjithë profetëve, nga Nuhu (alejhi selam) deri tek i fundit i tyre Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

Argument për këtë kemi ajetin: “Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: Adhuroni vetëm Allahun e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” En-Nahl: 36.
Dhe ajeti tjetër: “Ne nuk kemi dërguar para teje të dërguar veçse u kemi shpallur se; nuk meriton të adhurohet askush përveç Meje, prandaj më adhuroni.” El-Enbija: 25.

  • Teuhidi Uluhijeh është e drejta e Allahut tek robërit e Tij.

Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha Muadhit (radijAllahu anhu): “O Muadh, a e di se cila është e drejta e Allahut tek njerëzit?” Muadhi tha: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: “E drejta e Allahut tek njerëzit është që t’a adhurojnë Atë dhe të mos i shoqërojnë asgjë (mos t’i bëjnë shirk).” Shënon Muslimi.

  • Teuhidi Uluhijeh është baza e saktësimit (pranimit) të veprave.

Argument kemi ajetin: “… e kush është që shpreson takimin e Zotit të vet le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askënd.” El-Kehf: 110.

 

Unejs Sheme

Loading...