Thënie rreth realitetit njerëzor sipas menhexhit të selefëve

June 1, 2011

Thënie të selefëve rreth realitetit njerëzor

Imam Shatibiu ka thënë: Gabimi i dijetarit nuk duhet të merret për bazë dhe as të pasohet verbërisht në të sepse është diçka që bie ndesh me sheriatin, ndaj u konsiderua gabim, sepse nëse do merrej për bazë nuk do konsiderohej gabim dhe as nuk do i atribuohej thënësit. Po në të njëtën kohë ai dijetar nuk duhet të konsiderohet neglizhent dhe as të sulmohet me qortime të ashpra dhe as të ofendohet për shkak të atij gabimi apo të mendohet që ai qëllimisht ka rënë në atë gabim, sepse të gjitha këto bien ndesh me pozitën e tij fetare.

Seid bin el Musejibi ka thënë: Nuk ekziston ndonjë njeri fisnik apo dijetar apo sundimtar, veçse detyrimisht do ketë ndonjë të metë, por ka njerëz të tillë të metat e të cilëve nuk përmenden fare (ngaqë janë të pakëta), ndaj kush i ka të mirat më shumë se sa të metat, le ta dijë se ajo e metë i është dhuruar për të dalë në pah të mirat e tij.

Imam Shafiu ka thënë: Nuk dimë ndonjë njeri që ti jetë dhënë bindja ndaj Allahut përveçse e përzien nganjëherë me mëkat, përveç Jahja bin Zekerijas, prandaj nëse sjellja mbizotëruese tek ai është bindja ndaj Allahut, ky konsiderohet i drejtë, i mirë (adl) kurse nëse tek ai mbizotëron mëkati, ky është i kritikuari( el muxher-rah).

Ueki bin Xherahu ka thënë: Dijetarët e vërtetë i shënojnë të mirat dhe të këqijat e veteve të tyre, ndërsa bidatçinjtë përmendin vetëm të mirat e tyre

Transmeton Darakutni. Gjithashtu e ka transmetuar shejul Islam Ibn Tejmijeh nga Abdurrahman bin Mehdij.

Imam Ahmedi megjithëse i dinte disa bidate që ekzistonin tek shujuhët e tij, kjo nuk e shtynte që të fliste kundra tyre, por thjesht e cekte përciptazi kur pyetej për ndonjërin prej tyre.

Psh prej tyre imam Ueki bin Xherahu, njëri nga imamllarët më të dalluar dhe njëkohësisht shejhu i  imam Ahmedit. Thotë imam Ahmedi: Nuk kam parë dikë që të kuptojë më shumë diturinë dhe ta memorizojë atë se sa Uekiu.
Dhehebiu ka thënë: imam Ahmedi e madhëronte Uekiun dhe e vlerësonte. Ibn Amari ka thënë: Nuk ka pasur në Kufeh në kohën e Uekiut, më të ditur dhe njohës më të mirë të kuptimit të haditheve se sa Uekiu, ai ishte ekspert dhe imam, një nga kolosët e diturisë.
Thotë Salih bin Ahmed: I thashë babait tim: Cili nga këta është më i besueshëm në transmetim: Uekiu apo Jezidi? Tha: Secili prej tyre elhamdulilah është i garantuar në atë që përcjell. Nuk kam parë njohës më të  mirë të dtiurisë se sa Uekiu dhe as adhurues më të madh se ai. Ai nuk përzihej me sundimtarët.
Uekiu e pinte mushtin(lëngun e rrushit) dhe kur u pyet përë këtë, ai tha: Unë e konsdieroj më të lejuar se sa uji i Eufratit. (Ndërkohë që imam Ahmedi dhe të tjerë e ndalon atë sepse e konsideronin në rangun e pijeve dehëse)


Dhehebiu ka thënë në lidhje me Uekiun: Ajo që kuptohet qartë është se Uekiu ka një lloj ndikimi të lehtë nga shiizmi por që kjo nuk e dëmton reputacionin e tij, sepse në total ai është nga Kufeja. Ai ka shkruar librin: Vlerat e sahabëve, të cilin e kemi dëgjuar personalisht prej tij, në të cilin i jep përparësi kapitullit ku flitet për vlerat e Aliut ndaj kapitullit rreth vlerave të Uthmanit
.

U pyet imam Ahmedi në lidhje me Halef el Bezar: O Ebu Abdullah, ai pi musht. Ahmedi tha: Më ka arritur ky lajm , por vallahi ai është i besueshëm dhe besnik, pavarësisht nëse pi musht apo jo.

Imam Uekiu u shpreh në lidhje me një çështje e cila u keqkuptua prej tij dhe u bë shkak që të tentonin ta vrisnin për atë çështje, por cili ishte qëndrimi i dijetarëve të sunetit,mos vallë e braktisën?! Përkundrazi i dolën në krah, e mbrojtën dhe përkrahën

Imam Dhehebiu tha: Kur i ndodhi Uekiut që tregoi atë hadith në Meke, atëherë iu vërsulën kurejshët dhe donin që ta kryqëzonin në Meke dhe ia bënë gati trungun e kryqëzimit derisa erdhi Sufjan bin Ujejneh dhe u tha atyre: Kini frikë Allahun,kini frikë Allahun, ky është fakihu i Irakut dhe pasardhësi i fakihut të saj dhe hadithi për të cilin doni ta kryqëzoni është hadith i mirënjohur. Sufjani tha: Unë në të vërtetë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë atë hadith por vetëm doja që ta shpëtoja atë.

Dhehebiu në vazhdim tha: Kjo është një fushë e gjerë në të cilën ka hapësirë për justifikimin  e ndonjë imami, siç ndodhi me këtë mbrojtje që i bëri imami i Hixhazit Sufjan bin Ujejneh


Ebu Hatim er-Razij ka thënë:I përmenda imama Ahmedit një numër njerëzish nga muhadithët e Kufes të cilët e pinin msuhtin. Ai tha: Këto janë gabime nga ana e tyre por kjo nuk e hedh poshtë adaletin(drejtësinë dhe besueshmërinë) e tyre.

Nga shujuhët e imam Ahmedit është dhe muhadithi i famshëm Abdurrazak bin Hemam es-Sananij nga Jemeni, i cili ishte i ndikuar nga shiizmi dhe megjithatë imam Ahmedi udhëtoi për tek ai në Jemen, mori dituri dhe transmetonte prej tij. Në lidhje me këtë tregohet një ngjarje në librin Tarihu Bagdad dhe Tarihu Dimeshk:Transmetohet nga Ebu Zekerija, shërbëtori i Ibn Ebi Khajthemeh i cili tha:Po qëndroja në mexhlisin e xhamisë kryesore në Rasafeh, pranë tregut të Nasrit. Ebu Hajthemeh falej atje. Në atë kohë ai po falej vullnetarish ndërmjet drekës dhe ikindisë, ndërkohë Jahja bin Meini e kishte falur drekën dhe po rrinte pranë tij(Ebu Hajthemes).Në atë kohë vjen një korrier nga Ahmed bin Hanbeli, u fal shpejt dhe u ul aty dhe tha(Jahja bin Meinit): Vëllai yt Ahmed bin Hanbeli të dërgon selam dhe të thotë: Je duke transmetuar shumë hadithe nga Ubejdullah el Abesij ndërkohë që unë dhe ti së bashku e kemi dëgjuar që flet keq për Muavijen, ndaj unë i kam braktisur transmetimet e tij. Atëherë Jahja bin Meini e ngritit kokën e tij dhe i tha korrierit: Ktheja selamin Ebu Abdullahit dhe thuaji: Jahja bin Meini të çon selam dhe të thotë: Unë dhe ti së bashku e kemi dëgjuar Abdurrazakun duke folur keq për Uthman bin Afanin, pra hiq dorë nga transmetimet e tij sepse Uthmani është më i vlefshëm se sa Muavija. Radijallahu anhum.

Imam Dhehebiu në lidhje me Katadeh bin Diamete es-Sedusij ka thënë: Ai ishte el Hafidhu (gradë në shkencën e hadithit) i kohës së tij, prijësi shembullor i të gjithë mufesirëve dhe muhadithëve. Thotë Ibn Sheudheb: Ai nuk pranonte kaderin. Thotë Ibn Ebi Arubeh në lidhje me të: Ai thoshte: Çdo gjë është me kader përveç mëkateve.


Ibnul Kajjimi ka thënë: Çdokush i cili ka njohuri fetare dhe e njeh realitetin e përvojës jetësore është i bindur në mënyrë të prerë se një njeri madhështor i cili ka kontribut në shërbim të Islamit dhe ka ndikime pozitive, i cili gëzon pozitë të rëndësishme në islam dhe në rradhët e anëtarëve të tij, mund të ndodhë prej tij ndonjë gabim apo rrëshqitje, por është i justifikuar në të, madje i shpërblyer për ixhtihadin e tij. Nuk lejohet që të pasohet në atë gabim, por as nuk lejohet që të hidhet poshtë vlera e tij, imamllëku i tij fetar dhe pozita që ai  gëzon tek zemrat e muslimanëve.

Dhehebiu në biografinë e njërit prej imamllarëve, Muhamed bin Is-hak bin Khuzejmeh ka thënë: Ibn Khuzejmeh ka pozitë të madhe në shpirtrat e besimtarëve dhe madhërim në zemrat e tyre, për shkak të diturisë, fetarizmit të tij dhe pasimit të Sunetit. Ai ka shkruar Librin e Teuhidit në një vëllim të madh, por në të e ka interpretuar (jo siç duhet) hadithin e fizionomisë.     Më poshtë thotë: Ndaj për këtë duhet justifikuar ai që  interpreton ndonjë nga cilësitë e Allahut. Rruga e selefëve është që nuk përziheshin me interpretime të tilla, por besonin, frenonin gjuhët e tyre dhe njohjen reale totale ia linin Allahut dhe Profetit të Tij. Nëse çdokush që gabon në ixhtihadin e tij, megjithëse është me besim të shëndoshë dhe përpiqet që të ndjekë të vërtetën, ne e hedhim poshtë dhe e bojkotojmë, atëherë do ngeleshin shumë pak imamllarë. Allahu i mëshiroftë të gjithë me mirësinë dhe bujarinë e Tij.
Më poshtë solli thënin e dijetarit të Sunetit Ismail et-Tejmij ku thotë: Gaboi Ibn Khuzejmeh në lidhje me hadithin e fizionomisë, por nuk përdoret ky gabim për ta përfolur, mjafton që të mos merret prej tij kjo çështje dhe vetëm aq.
Më poshtë solli thënien e Ebu Musa el Medenij i cili tha: Kishte për qëllim të theksonte faktin se
çdo imam ka gabime dhe nëse do braktisej për shkak të gabimeve të tij atëherë do na duhej të braktisnim shumë nga imamllarët. Diçka e tillë nuk duhet të ndodhë.

Dhehebiu në biografinë e Muhamed bin Nasr el Meruezij ka thënë: Nëse sa herë që çdo imam do gabonte në ixhtihadin e tij në çështje të veçanta, me gabim për të cilin ai në të vërtetë shpërblehet, i vërsulemi, e konsiderojmë bidatçi dhe e bojkotojmë, atëherë kjo do të thotë që nuk do na ngelet as Ibn Nasri dhe as Ibn Mendeh apo dikush tjetër akoma më i madh se ata. Allahu është që udhëzon tek e vërteta, Ai është më i Mëshirshmi mëshirues, i lutemi Allahut të na ruajë nga tekat dhe nga vrazhdësia.
Më poshtë Dhehebiu tha: Jo çdokush i cili ka bidat apo gabim apo mëkate, ofendohet dhe përflitet që të mos merret fjala e tij, sepse nuk është kusht për një person që të konsiderohet i besueshëm që të jetë i pagabueshëm. Dobia në përmendjen e shumë prej atyre njerëzve të besueshëm të cilët kanë sadopak bidat apo gabime në çështje të ndryshme në detin e njohurive të tyre, është vetëm që të dallohet më parësori në çështjen e transmetimit nëse bie ndesh me dikë tjetër. Ndaj peshoji çështjet me drejtësi dhe devotshmëri. Uallahul mustean

Shkëputur nga një material i  shejh Abdurrahman es-Suhejmit

Përktheu: Shuajb Rexha

Loading...