Ti gjendesh në mirësi

Në spitale ka që shpresojnë të jenë të shëndetshëm si ty.

Në burgje të gjithë dëshirojnë të jenë të lirë si ty.

Në rrugë ka persona që e kalojnë verën dhe dimrin dhe ëndërrojnë të kenë një shtrat të ngrohtë si ty.

Në varre ka shumë që dëshirojnë t’u jepet mundësia siç e ke ti.

Pra, ti:

  • je i shëndetshëm,
  • je i lirë,
  • je në shtratin tënd të ngrohtë në dimër dhe të freskët në verë,
  • je akoma gjallë dhe ke kohë plot.

Kështu që jeta jote sado e ‘zezë’ të duket në syrin tënd, ajo është dëshira:

  • e të sëmurëve,
  • e të burgosurve,
  • e endacakëve të rrugës,
  • e të vdekurve.

Prandaj: “Adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja.” El-Hixhr: 99

Unejs Sheme