Ti je thjesht njeri!

Ti je thjesht njeri!

“Ne u kemi krijuar prej tokës, aty do t’ju kthejmë dhe nga ajo do t’u nxjerrim edhe një herë tjetër.” Taha: 55.

Ky ajet është përkujtuesi dhe shoqëruesi më i mirë për çdokënd që ka arritur diçka nga kjo jetë kalimtare prej:

  • posteve,
  • pozitës së lartë,
  • famës,
  • titujve të ndryshëm etj.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                    Të gjitha këto janë të përkohshme dhe tek e fundit ti je vetëm njeri të cilin Allahu e ka krijuar nga dheu dhe në të do e kthejë përsëri.

Sot ka pozitë e nesër poshtërim.

Sot ka famë e nesër harresë.

Sot ka tituj e nesër pranga.

Sot lavdërime e nesër fyerje dhe ofendime.

Perandori Romak Marco Aurelio gjithmonë mbante një shërbëtor me vete, të cilin e kishte ngarkuar me një punë të lehtë por që ishte shumë e rëndësishme. Sa herë që ai dilte në Romë dhe populli i thurte lavde të ndryshme, shërbëtori i afrohej dhe i përshpëriste në vesh: “Ti je thjesht një njeri!”

 

“Rregulla te arta per ambicie te larta”

Unejs Sheme