Kjo është një broshurë e shkurtër në lidhje me akiden e muslimanit me argumente nga Kurani dhe Suneti autentik, e përpiluar me formë të thjeshtë në metodën pyetje-përgjigje. Allahun e lus që ta pranojë me një pranim të mirë dhe ta bëjë atë prej dijes së dobishme shpërblimi i së cilës vazhdon edhe pas vdekjes.
1. Nëse të thuhet: Kush është Zoti yt? Thuaj: Allahu është Zoti im dhe Zoti i gjithçkaje. Unë nuk adhuroj askënd përveç Tij.
Argumenti: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: A mos vallë do të kërkoj unë tjetër zot përveç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje?” El-Enam: 164.
Dhe fjala e Tij: “O njerëz! Adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju ka krijuar juve dhe ata që kanë qenë para jush në mënyrë që të bëheni të devotshëm.” El-Bekare: 21.
2. Nëse të thuhet: Kush është feja jote? Thuaj: Feja ime është Islami. Ai (Islami) është feja e vërtetë pos të cilit Allahu nuk pranon fe tjetër.
Argumenti: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Me të vërtetë feja e vërtetë tek Allahu është Islami.” Al-Imran: 19.
Dhe fjala e Tij: “Ndërsa kush kërkon fe tjetër përveç Islamit atij nuk do t’i pranohet, dhe në botën tjetër do të jetë prej të humburve.” Al-Imran: 85.
3. Nëse të thuhet: Kush është Profeti yt? Thuaj: Profeti im është Muhamedi, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
Argumenti: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve.” El-Ahzab: 40.
Dhe fjala e të Lartësuarit: “Është Ai që u solli analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre për t’u lexuar shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar Librin dhe Urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë.” El-Xhumuah: 2.
Abdurrahman bin Muhamed bin Musa Al Nasr
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Llojet e ajeteve të paqarta (Teshabuh) në Kuranin famëlartë Udha e Besimtarëve
- Shtoje bujarinë në muajin e begatë të Ramazanit! Udha e Besimtarëve
- Kurani nuk përmban kontradikta Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Kurani është shërim për zemrën dhe trupin Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Shembuj nga shpallja e Kuranit pjesë-pjesë Udha e Besimtarëve