Qendra Udha e Besimtarëve njofton të gjithë besimtarët muslimanë se në kuadër të aktiviteteve fetare, që kjo qendër ndërmerr në shërbim të Fesë dhe thirrjes në Rrugë të Allahut, organizon një tur ligjëratash fetare nga data 26-31 tetor 2011 ku na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre:
- Shejkh Prof. Dr. Adil bin Muhamed Es-Subeji
Dekan i fakultetit të Zhvillimit dhe Cilësisë dhe drejtor i departamentit të Sunetit pranë universitetit “Muhamed ibn Suud” të Riadit. - Shejkh Prof. Dr. Asim bin Abdullah El-Karjuti
Profesor në univeritetin “Muhamed ibn Suud” në fakultetin Usulud-Dijn, autor i disa librave dhe studimeve shkencore.
Turi i ligjëratave do të jetë si më poshtë:
- E Mërkurë: Në qytetin e Elbasanit pas namazit të drekës dhe pas namazit të akshamit.
- E Enjte: Në qytetin e Tiranës pas namazit të drekës në xhaminë e Tufinës dhe pas namazit të akshamit në xhaminë Dine Hoxha.
- E Premte: Në qytetin e Vlorës pas namazit të xhumasë, në qytetin e Fierit pas namazit të akshamit.
- E Shtunë: Në qytetin e Kavajës pas namazit të drekës, në qytetin e Durrësit pas namazit të akshamit.
- E Djelë: Në qytetin e Tiranës pas namazit të akshamit.
Per me shume mund te kontaktoni ne numrat: 0672527863 dhe 0672257490.
Të Ngjashme
- Shtoje bujarinë në muajin e begatë të Ramazanit! Udha e Besimtarëve
- Kurani është shërim për zemrën dhe trupin Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Shembuj nga shpallja e Kuranit pjesë-pjesë Udha e Besimtarëve
- Urtësia e Allahut në shpalljen e Kuranit pjesë-pjesë Udha e Besimtarëve
- Qëndrimi i Ehli Sunetit në lidhje për atë që bën gjynahe të mëdha Shejh Abduselam Berxhes