U pyet shejhu Muhamed bin Salih el Uthejmini: A më lejohet që t`i shërbej babait të burrit tim(vjehrrit) i cili nuk ka tjetër që të përkujdeset për të përveç burrit tim. A lejohet që ta laj atë?
Përgjigje: Shërbimi që ti i bën vjehrrit tënd është diçka për të cilën meriton të lavdërohesh sepse kjo është bamirësi dhe mirësjellje që t i bën ndaj këtij të moshuari dhe në të njëjtën kohë është mirësjellje ndaj burrit tënd. Të lejohet që ta lash përveç organeve gjenitale, të cilat nuk të lejohet që ta lash në atë pjesë nëse është në gjendje që të pastrohet vetë në atë pjesë të turpshme, kurse n.q.s as këtë ai nuk e bën dot atëherë të lejohet që ta pastrosh dhe aty por me kusht që të përdorësh doreza që të mos kesh kontakt të drejtpërdrejtë me auretin e tij. Gjithashtu duhet të ulë shikimin sepse nuk i lejohet të shohë auretin e dikujt përveç bashkëshortit dhe e kundërta.
(Marrë nga libri: Fetaua el mer`etil muslimeh, fq 418)
Të Ngjashme
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij