Janë pyetur dijetarët e “Komisjonit të Përhershëm ”: Cili është gjykimi i uljes së kokës për muslimanin gjatë përshëndetjes?
Përgjigje: Nuk i lejohet muslimanit që ta përkulë kokën kur përshëndet kushdo qoftë ai, musliman apo jomusliman, sepse kjo është prej gjesteve të të huajve ndaj të mëdhenjve të tyre. Ajo i përngjason rukusë dhe rukuja është përshëndetje dhe madhërim vetëm për Allahun dhe për askënd tjetër.
Nga përgjigjet e Komisjonit të përhershëm 26/116: AbdulAziz bin Baz, Abdurr-Rrezak Afifi, Abdullah Gudejan, Abdullah bin Kaud.
Është pyetur shejh Muhamed bin Salih el-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë: Si mendoni për disa njerëz, të cilët kur takojnë dikë më të lartë në post apo pozitë i përulen duke ulur kokën për të në shenjë respekti?
Përgjigje: Ne mendojmë se nuk lejohet sepse pejgamberi –salAllahu alejhi ue sel-lem- ka ndaluar nga kjo. Nuk lejohet për askënd që ta ulë shpinën e tij veçse për Allahun, Zotin e botëve.
Përsa u përket krijesave mos ua ul shpinën tënde atyre, dhe akoma më keq është që të bëhet sexhde. Kjo ngase sexhdja është madhërim dhe nënshtrim për krijesat, gjë që konsiderohet nga shirku që të nxjerr nga Islami. Allahut i kërkojmë mbrojtje!
Sa i përket uljes së kokës ajo konsiderohet e ndaluar por që nuk arrin në kufirin e shirkut.
“Lika el-bab el-meftuh” 104, pyetja nr.4.
Përktheu: Gentian Rushiti
Të Ngjashme
- Shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem Shejh Abduselam Berxhes
- Ngurtësimi i zemrës Ibën Rexheb el Hanbeli
- Si rëndojnë mëkatet? Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Kini kujdes nga mëkatet e mëdha Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Dobi të përfituara nga 40 hadithet e imam Neveviut Salim Et-Tauijl