Urdhëri për të adhuruar Allahun

September 22, 2021

Gjëja e parë që i mësohet muslimanit është arsyeja e ekzistencës së tij në këtë botë, arsyeja pse Allahu e ka krijuar.

Cilindo nga ne po t’a pyes dikush se pse na ka krijuar Allahu, e di përgjigjen: Allahu na ka krijuar për t’a adhuruar Atë dhe për të mos adhuruar askënd tjetër përveç Tij, siç thotë në Kuran:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit përveçse që të më adhurojnë Mua të Vetëm.” Dharijat: 56.

Por sa e praktikojmë në jetën tonë të përditshme këtë që dimë?

A jetojmë për të adhuruar Allahun, apo e adhurojmë Allahun në kohën e lirë dhe në gjëra në të cilat nuk na preket interesi?

Kur vjen namazi a braktisim çdo gjë dhe i drejtohemi xhamive, apo e falim namazin pasi kemi kryer fillimisht të gjitha punët e tjera?

Kur diçka nga Islami bie ndesh me dëshirat, qejfet, epshet dhe interesin tonë, a e adhurojmë Allahun duke j’u bindur urdhërave të Tij dhe duke j’u larguar ndalesave të Tij? Apo u japim përparësi interesave, dëshirave, qejfeve, epsheve dhe rehatisë tonë?

Dija është për t’u zbatuar dhe jo thjesht për t’u ditur e për t’u mësuar përmendësh. Dija e zbatuar është argument pro njeriut në Ditën e Gjykimit, ndërsa dija e pazbatuar është argument kundër njeriut në Ditën e Gjykimit. Përderisa jemi në këtë botë për të adhuruar Allahun dhe për të mos adhuruar askënd tjeter veç Tij, atëherë parësore duhet të jetë adhurimi i Allahut dhe më pas të vijnë të tjerat.

Pasi kryejmë namazin ateherë vijnë të tjerat. Pasi e kryejmë farzin në xhami mund të vazhdojmë punën, studimin. tregtinë, qejfin e çdo vepër nga ato që i ka lejuar Allahu. Nëse thirret ezani për namazin tjetër ndërpresim çdo gjë dhe falim namazin.

Pasi kryejmë agjërimin në aksham vjen koha të hamë e të pimë çfarë të duam. Pasi kryejmë detyrimet fetare farze dhe vaxhibe atëherë vjen koha për të tjerat. Përderisa arsyeja e ekzistencës tonë është adhurimi i Allahut dhe mos adhurimi i të tjerëve përveç Tij, atëherë duhet t’a kemi të qartë që nuk mjafton vetëm adhurimi i Allahut por duhet medoemos edhe të mos adhurojmë të tjerë përveç Allahut.

Ky është haku i Allahut dhe duhet t’a përmbushim e t’a zbatojmë atë nëse duam të na falë Allahu dhe të na fusë në Xhenet.

Profeti صلى الله عليه وسلم  i tha Muadhit (radiAllahu anhu): “Cili është haku i Allahut ndaj robërve të Tij? Dhe cili është haku i robërve të Allahut ndaj Allahut?

Muadhi tha: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë! Profeti صلى الله عليه وسلم  i tha: Haku i Allahut ndaj robërve të Tij është t’a adhurojnë Allahun dhe të mos adhurojnë të tjerë përveç Tij. Dhe haku i robërve ndaj Allahut është të mos i dënojë në xhehenem nëse e adhurojnë Allahun dhe nuk adhurojnë të tjerë përveç Tij.”

Pra vellezër të nderuar, e kemi detyrë t’a adhurojmë Allahun dhe të mos adhurojmë askënd tjetër.

Ai i cili nuk adhuron Allahun nuk e ka përmbushur hakun e Allahut, nuk përfiton faljen e Allahut dhe nuk shpëton nga dënimi i Tij.

Ai i cili adhuron Allahun por përveç kësaj adhuron edhe të tjerë përveç Allahut si p.sh.; duke bërë lutje varreve të tyre, duke prerë kurban për ta, duke shpresuar ardhjen e bereqetit, rrizkut, ndihmës e ruajtjes prej tyre, atëherë ky njeri ka bërë shirk ndaj Allahut. Ai ka adhuruar edhe të tjerë përveç Allahut dhe nuk i’a jep hakun Allahut, sepse haku i Allahut është t’a adhurosh Allahun e mos të adhurosh askënd tjetër përveç Tij.

Ndërsa ai i cili adhuron Allahun dhe nuk adhuron tjetër përveç Tij, ai i’a ka dhënë hakun Allahut dhe Allahu nuk ka për t’a dënuar në zjarr.

Urdhëri i parë prej Allahut të cilin e hasim gjatë leximit të Kuranit gjendet në suren Bekare ajeti 21, ku Allahu i Madhëruar thotë:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

“O ju njerëz! Adhurojeni Zotin tuaj i cili u krijoi juve dhe paraardhësit tuaj para jush në mënyrë që të bëheni të devotshëm.”

Pra, urdhëri i parë që hasim gjatë leximit të Kuranit është për të adhuruar Allahun. Në komentimin e këtij ajeti Begauiu dhe Ibn Xheriri transmetojnë nga Ibn Abasi (radiAllahu anhu) se ka thënë:

Kudo në Kuran ku vjen fjala ‘adhurim’ ka kuptimin njësim i Allahut në adhurim. Pra, adhurim të Allahut dhe mos adhurim të ndokujt tjetër përveç Allahut.

Gjithashtu Allahu na urdhëron në Kuran:

وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا

“Adhurojeni Allahun dhe mos adhuroni të tjerë përveç Tij!”

Gjthashtu Allahu urdhëron:

يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَهٍ غَيْرُهُ

“O njerëz! Adhurojeni Allahun sepse nuk ka tjetër që meriton të adhurohet.”

 

  • Pjesa e dytë e Hutbes

 

Adhurimi i Allahut dhe mos adhurimi i të tjereve përveç Allahut ka qenë detyrë tek të gjitë popujt para nesh. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اُعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ

“Me të vërtetë në çdo popull kemi dërguar Profet dhe e kemi urdhëruar t’i thotë popullit të tij: Adhurojeni Allahun dhe largojuni adhurimit të të tjerëve përveç Allahut.”

Gjithashtu, Allahu thotë në Kuran:

وَمَا أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ مِنْ رَسُولٍ إِلا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لا إِلَهَ إِلا أَنَا فَاعْبُدُونِ

“Ne nuk kemi derguar para teje (o Muhamed) ndonjë Profet përveçse i kemi shpallur: Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Meje (thotë Allahu për Veten e Tij), kështu që më adhuroni Mua të Vetëm.”

Edhe Profeti Muhamed është urdhëruar prej Allahut të adhurojë Allahun dhe t’i nënshtrohet Atij me adhurim. Allahu e përmend këtë gjë në Kuran:

قُلْ إِنِّي أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ اللَّهَ مُخْلِصًا لَهُ الدِّينَ (11) وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ أَوَّلَ الْمُسْلِمِينَ

“Thuaj (o Muhamed): Me të vërtetë që unë e adhuroj Allahun dhe i’a dedikoj atij të gjitha adhurimet e mia, dhe jam urdhëruar të jem i pari i të nënshtruarve me adhurim ndaj Allahut.”

Allahu i Madhëruar thotë:

وَمَا أُمِرُوا إِلا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ

“Nuk janë urdhëruar për tjetër përveçse për të adhuruar Allahun të Vetëm, dhe për t’ia dedikuar të gjitha adhurimet vetëm Allahut.”

Këto ishin ajete që tregojnë se është detyrë të adhurojmë Allahun dhe të mos adhurojmë askënd përveç Tij. Por çfarë shpërblimi ka për ata që e kanë besuar Allahun me zemër dhe gjuhë, dhe bëjnë adhurime e vepra të mira me gjymtyrë? Allahu i Lartësuar thotë:

إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ جَنَّاتُ النَّعِيمِ

“Me të vërtetë se ata të cilët besuan Allahun dhe bënë vepra të mira do të jenë në Xhenete, në mirësi e begati.”

Gjithashtu thotë:

الَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يَلْبِسُوا إِيمَانَهُمْ بِظُلْمٍ أُولَئِكَ لَهُمُ الْأَمْنُ وَهُمْ مُهْتَدُونَ

“Ata të cilët e kanë besuar Allahun dhe nuk e kanë përzier imanin dhe veprat e tyre me adhurim të dikujt tjetër përveç Allahut, ata do të jenë të sigurt në botën tjetër dhe të udhëzuar në rrugën e drejtë në këtë botë.”

Pra, ai i cili beson dhe adhuron Allahun pa adhuruar të tjerë përveç Allahut; ka siguri në botën tjetër, nuk do të dënohet, nuk do të hyjë në zjarr, dhe në këtë botë Allahu do t’i japë sukses t’a kuptojë rrugën e drejtë dhe t’a ndjekë atë.

Ai i cili e adhuron Allahun është njeriu më i mirë. Allahu thotë:

إِنَّ الَّذِينَ آَمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ أُولَئِكَ هُمْ خَيْرُ الْبَرِيَّة

“Me të vërtetë, ata të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira janë njerëzit më të mirë.”

Dosje:

Loading...