📜 Vdekja është një përkujtues i mjaftueshëm!
✨ Çdo ditë dëgjojmë se dikush ka vdekur por përsëri nuk marrim mësim e as nuk reflektojmë, sikur të ishim të pavdekshëm në këtë jetë ose sikur vdekja të ishte e shkruar vetëm për të tjerët❗️
Jeta është vetëm një moment kalimtar. I lumur është ai që i bindet Zotit, frikësohet nga mëkatet e
veta, i ndalon dëshirat dhe përgatit diçka të mirë për veten e tij.
A e dini se çfarë ndodh në ditën e vdekjes?
Ajo ditë ka për të qenë shumë e zakonshme, njerëzit do të jenë në punët e tyre, rrugët të mbushura me makina, restorantet të hapura, ndërsa trishtimi dhe pikëllimi do të jetë i përqëndruar në një shtëpi.
Do të kryhet larja dhe namazi për ty dhe këtu mbyllet faqja e jetës tënde, pastaj të gjithë përfshihen në jetën e tyre me të gjitha detajet e saj.
Ndërsa i vdekuri do të jetë në varr duke u pyetur dhe duke u llogaritur! Prandaj, nëse nuk ke punuar për këtë moment atëherë dije se je i privuar❗️
Përgatiti: Fatjon Isufi
Dosje: Vdekja