Vendet ku ndalohet të falet namazi
1- Namazi në varreza:
Transmetohet nga Ebu Seidi, nga profeti -alejhi selam- se ka thënë: “Toka është e gjitha xhami përveç banjove dhe varrezave”[1].
Transmetohet nga Aishja -radiallahu anha- nga profeti -alejhi selam- tha në sëmundjen që vdiq: “I ka mallkuar Allahu hebrejtë dhe të krishterët, i morën varret e profetëve të tyre për xhami. Ajo tha: Sikur të mos ishte kjo, do ta kishin nxjrrë në pah varrin e tij, vetëm se unë kam frikë[2] se mos merren për xhami”[3].
Po nga Aishja transmetohet se Ummu Seleme i ka treguar profetit -alejhi selam- për një kishë që e kishte parë në Abisini që quhej “Maria”. Ajo i tregoi se kishte parë atje figura dhe atëherë profeti -alejhi selam- i tha: “Ata janë që kur vdes dikush i mirë prej tyre, i ndërtojnë atij mbi varr xhami dhe i bëjnë këto figura. Këta janë njerëzit më të këqij tek Allahu”[4].
Shejhu ynë Allahu e ruajte thotë: “Ajo që mund të kuptohet nga marrja e varreve xhami janë tre gjëra:
E para: Namazi mbi varre, d.m.th sexhdja mbi to.
E dyta: Sexhdja në drejtim të tyre gjatë namazit të duave.
E treta: Ndërtimi i xhamive mbi to dhe falja e namazit aty”.
Nuk ka ndryshim në këto që thamë në varrezat që kanë një apo më shumë varre.
Shejhu Allahu e ruajtë në “Tamam El-Minne” thotë:“Thotë (d.m.th shejhul islam Ibën Tejmije rahimehullah) në “El-Ikhtijarat El-Ilmije”: “Nuk është i saktë namazi në varreza dhe as në drejtim të tyre, ndalimi për këtë është bërë për të bllokuar rrugët e shirkut. Disa prej pasuesve të medhhebit tonë thonë se një varr apo dy nuk të pengojnë nga namazi sepse ato nuk përfshihen në emrin varreza dhe se varrezat përbëhen nga tre apo më shumë varre. Por, kjo fjalë nuk është e imam Ahmedit dhe as e shumicës dërrmuese të pasuesve të tij, madje fjalët, arsyetimet dhe argumentimet e tyre ndalojnë nga namazi qoftë edhe tek një prej varreve dhe kjo është më e sakta; varrezë quhet çdo vend ku është varrosur dikush dhe nuk është shumësi i fjalës varr.
Pasuesit e medhhebit tonë thonë: Çdo gjë që futet në emrin varrezë, prej pjesëve ndërmjet varreve, nuk lejohet të falesh në to, kjo tregon se ndalimi përfshin si varrin ashtu dhe vendi përreth tij. El-Amidiu e të tjerë kanë thënë se nuk lejohet namazi në xhaminë kibla e së cilës është në drejtim të një varri, derisa të ketë mes murit (të xhamisë) dhe varrezës një pengesë tjetër. Këtë, disa e tregojnë si fjalë të imam Ahmedit”.
2- Banjoja:
Transmetohet nga Ebu Seis El-Khudrij radiallahu anhu nga profeti alejhi selam se ka thënë: “Toka është e gjitha xhami përveç banjove dhe varrezave”.
Dobi: Është transmetuar në disa argumente ndalimi nga namazi në vende të caktuara, si namazi tek mbeturinat, në vende masakreje, në mes të rrugës, në vathët e deveve, mbi çatinë e qabes.
Shejhu ynë ka shpjeguar se ky hadith është i dobët në “Tamam El-Minne” – jo e plotë – dhe e ka thënë këtë duke iu kundërvënë shejhut Sejid Sabik – Allahu e ruajtë -.
“ … them: Përmendi vendet e lartpërmendura, pastaj ka përcjellë nga Tirmidhiu se e ka bërë të dobët hadithin dhe ai (shejh Albani) e ka pohuar këtë. Kjo është e sakta siç është qartësuar dhe në “El-Irua”, kështu që pretendimi është pa argument të saktë, kështu që autori duhet të transmetonte hadithe tjera të sakta që të mbështesin këtë hadith qoftë dhe në disa fjalë të tij:
Prej tyre është fjala e profetit alejhi selam: “Toka është e gjitha xhami përveç varrezave dhe banjove”.
Po ashtu fjala e profetit alejhi selam: “Kur të vijë namazi dhe nuk gjeni vetëm se vathët e bagëtive të imëta dhe të devetë, faluni në vathët e bagëtive të imëta dhe mos u falni në vathët e deveve”[5].
Unë nuk di hadith të saktë që të ndalojë nga namazi në vende tjera dhe nuk lejohet të zhvlerësohet kjo fjalë vetëm se me argument nga profeti alejhi selam, pra le të dihet”.
Çfarë është thënë për namazin në vendadhurimet e të krishterëve dhe në vende të tjera të ngjashme
Ka ardhur në “Sahihun e Buhariut” nën (kapitullin: Namazi në vendadhurimin e të krishterëve). Ka thënë Umeri radiallahu anhu: “Ne nuk hymë në kishat tuaja për shkak të statujave me fytyrë, Ibën Abasi falej në vendadhurimin e tyre përveç vendadhurimeve ku kishte statuja”.
Për mendimin tim origjina është lejimi i namazit në vendadhurime të tilla nëse je i sigurtë nga fitnet dhe nuk ka statuja por mendoj se në këto kohë është e ndaluar për të gjithë që të mos mjet apo mënyrë për në humbje dhe Allahu e di më së miri.
Çfarë është thënë për namazin në vendet të shkatërrimit dhe dënimit (të popujve)
Ka thënë Buhariu tek (Kapitulli i shkatërrimit dhe i dënimit) dhe përmend se Aliu radiallahu anhu e urrente të falej në vendshkatërrimin e Babilonisë[6]. Pastaj përmend hadithin e Abdullah bin Umerit[7], se profeti alejhi selam ka thënë: “Mos u futni te këta të dënuar vetëm se duke qarë, nëse nuk hyni duke qarë mos hyni tek ata që të mos ju kapë kuve ajo që i ka kapur ata”[8].
Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut
Autor Husejn el Auajsheh (Allahu e ruajtë)
Përktheu Teuta Xeka
[1] E transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Darimiu e të tjerë dhe e saktëson shejh Albani.
[2] Ka thënë Ibë Haxheri: Ai sikur e ka ditur që do ndahet përfundimisht nga kjo botë si shkak i sëmundjes dhe pati frikë se mos bëhet me varrin e tij siç kanë bërë ata që kanë kaluar, prandaj mallkoi hebrejtë dhe të krishterët si përçmim i atyre që e bëjnë këtë veprim.
[3] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[4] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[5] E transmeton Ahmedi, Darimiu, Ibën Maxhe, e të tjerë me zinxir të saktë sipas kushteve të dy shejhave nga hadithi i Ebu Hurejrës.
[6]E transmeton Buhariu me zinxhir të varur dhe ka thënë El-Hafidh: “Ky hadith e transmeton Ibën Ebu Shejbe nga Abdullah Ibën Ebu El-Muhil se ka thënë: “Ishim me Aliundhe kaluam në vendshkatërrimin në Babiloni; ai nuk u fal derisa e kaloi atë”.
[7] Që është te Muslimi.
[8] E transmeton Muslimi.
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve
- Në cilën anë të imamit është më mirë të falemi? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin