Vendose veten në vendin e tjetrit!
Marrëdhëniet tona me njerëzit, duhet të ndërtohen mbi parimin: ‘‘Sillu me të tjerët ashtu siç dëshiron që ata të sillen me ty’.’
Ky parim është i bazuar mbi argumente të shumta të fesë, si: ‘‘Sillu me njerëzit ashtu siç dëshiron të sillen me ty.’’ Muslimi, 1844.
‘‘Nuk ka besuar dikush prej jush derisa të dëshirojë për njerëzit atë që dëshiron për vete.’’ Ahmedi, 13875.
‘‘Duaj për njerëzit atë që dëshiron për vete, që të jesh musliman i mirë.’’ Silsile Sahiha, 930.
Askush nuk dëshiron të shqetësohet, të paragjykohet, të përgojohet, të përflitet, të ofendohet, të dëmtohet, të vidhet, etj, etj.
Nëse këto nuk i dëshiron për vete dhe për familjen tënde, atëherë mos ua bëj të tjerëve!
Anis Agovi
Të Ngjashme
- Pasojat e braktisjes së të vërtetës Dr. Fatmir Strumi
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Dr. Fatmir Strumi
- Falënderimi për mirësitë Hoxhë Emin Bilali
- Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Shfaqja e adhurimeve dhe veprave të mira në rrjetet sociale Dr. Fatmir Strumi