Vendose veten në vendin e tjetrit!

Vendose veten në vendin e tjetrit!

Marrëdhëniet tona me njerëzit, duhet të ndërtohen mbi parimin:
‘‘Sillu me të tjerët ashtu siç dëshiron që ata të sillen me ty’’

Ky parim është i bazuar mbi argumente të shumta të fesë, si:
‘‘Sillu me njerëzit ashtu siç dëshiron të sillen me ty’’ Muslimi, 1844.
‘‘Nuk ka besuar dikush prej jush derisa të dëshirojë për njerëzit atë që dëshiron edhe për vete’’ Ahmedi, 13875.

‘‘Duaj për njerëzit atë që dëshiron për vete, që të jesh musliman i mirë’’Silsile Sahiha, 930.
Askush nuk dëshiron të shqetësohet, të paragjykohet, të përgojohet, të përflitet, të ofendohet, të dëmtohet, të vidhet, etj, etj..
Nëse këto nuk i dëshiron për vete dhe për familjen tënde, atëherë mos jua bëj të tjerëve!

Anis Agovi