Veprat që ju shlyejnë mëkatet

November 10, 2016

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu; nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma dhe Ramazani deri në Ramazan i shlyejnë gjynahet (që bëhen) mes tyre nëse (personi) u largohet mëkateve të mëdha.” Transmeton Muslimi

Dobitë që përfitohen:

Shejh Ali bin Jahja el-Hadadij (Allahu e ruajttë!):

  1. Vlera dhe mirësia e namazit të xhumasë. Allahu e ka bërë atë shlyerje për mëkatet e vogla që bëhen mes asaj dhe xhumasë para saj.
  2. Allahu me anë të namazit të xhumasë shlyen mëkatet e vogla me kusht që personi t’u largohet mëkateve të mëdha.
  3. Namazi i xhumasë është detyrë (vaxhib) për muslimanin vendali. Nuk është detyrë për udhëtarin, as për gruan, as për robin dhe as për nomadët e shkretëtirës, sepse Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk e ka falur namazin e xhumasë gjatë udhëtimeve të tij dhe nuk i ka urdhëruar nomadët për faljen e saj.
  4. Kush nuk e arrin namazin e xhumasë apo vjen pas rukusë në rekatin e dytë, ai duhet të fal namazin e drekës.
  5. Udhëtari, gruaja apo robi nëse falin namazin e xhumasë, kjo u pranohet atyre dhe s’e kanë detyrë të falin namazin e drekës.
  6. Nëse udhëtari fal namazin e xhumasë, ai nuk duhet ta bashkojë atë me namazin e ikindisë, sepse namazi i xhumasë nuk merr dispozitat e namazit të drekës.[1]

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Fjala më e saktë, inshaAllahu, është se lejohet bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë. Allahu e di më së miri. Sh.p

Loading...