Veprat vlerësohen sipas përfundimit të tyre

Allahu i Madhëruar në lidhje me djalin e Nuhut (alejhi selam) thotë:

قَالَ سَـَٔاوِىٓ إِلَىٰ جَبَلٍۢ يَعْصِمُنِى مِنَ ٱلْمَآءِ ۚ قَالَ لَا عَاصِمَ ٱلْيَوْمَ مِنْ أَمْرِ ٱللَّهِ إِلَّا مَن رَّحِمَ ۚ وَحَالَ بَيْنَهُمَا ٱلْمَوْجُ فَكَانَ مِنَ ٱلْمُغْرَقِينَ

“(I biri) Tha: Unë do të strehohem në një mal i cili do të më ruajë nga uji. Nuhu iu përgjigj: Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Allahut, përveç atij që e mëshiron Ai! Një valë në mes tyre i ndau dhe ai u fundos.” Hud: 43.

Për Musain (alejhi selam) thotë:

وَقَالَتِ امْرَأَتُ فِرْعَوْنَ قُرَّتُ عَيْنٍ لِّي وَلَكَ لا تَقْتُلُوهُ عَسَى أَن يَنفَعَنَا أَوْ نَتَّخِذَهُ وَلَدًا

“Gruaja e Faraonit i tha atij: Ky është gëzim për mua dhe ty, prandaj mos e vrisni sepse mund të jetë i dobishëm ose mund ta birësojmë.” El-Kasas: 9.

(1) Ai që u rrit dhe u edukua në shtëpinë e Profetit u mbyt.

(2) Ai që u rrit dhe u edukua në pallatin e Faraonit e çau detin me shkopin e tij.

Mësimi:

Nuk është e rëndësishme se ku jeton, por se si jeton?

Nuk kanë rëndësi fillimet por të rëndësishme janë përfundimet, ngase “Veprat llogariten në bazë të përfundimit të tyre.” Hadith i saktë.

 

“Këshilla të dobishme” vëll. 3.

Unejs Sheme