Vërejtjet dhe rregullat për vizitorët e shtëpisë së Allahut
Leksione për ata që kanë vendosur të shkojnë në haxh
Vëlla
musliman, ti që ke vendosur të
udhëtosh në
shtëpinë e
Allahut-Qaben, duke kërkuar kërkesën e
babait tënd Ibrahimit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-, duke marrë
ritet nga ritet e Muhamedit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- në
kryerjen e obligimit tënd, ta madhështosh Qaben, ta shfaqesh dobësimin
dhe robërimin për
Allahun duke zbatuar fjalën e Allahut:
وَلِلَّهِ عَلَى النَّاسِ
حِجُّ الْبَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلاً
“Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka
mundësi udhëtimi te ajo“.
Ali imran 97.
Dhe fjalën e Muhamedit -paqja
dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “O ju njerëz Allahu e bëri obligim haxhin, andaj shkoni në haxh“.
Andaj vizitor bëhu korrekt në këtë mision që Allahu ta mundësoj, e bëri nga shtyllat e Islamit që të kthehesh me haxh të pranuar, të shpërblehesh me xhenet, të pastrohesh nga gjynahet, ta shpalosh pendimin, të kthehesh i pastër nga mëkatet sikur atë ditë që ke lindur, i pastër si petku i bardhë pa asnjë njollë.
Në vazhdim do të paraqesim disa obligime të rëndësishme, që t’i kesh të qarta obligimet e fesë tënde, që të veprosh për atë që të zbukuron dhe të largohesh nga ajo që të shëmton.
E para: Sinqeriteti në Allahun dhe largimi nga
dyfytyrësia:
Allahu nuk e pranon veprën përpos asaj e cila është sinqerisht vetëm për Allahun , e që me të të kërkohet kënaqësia e Allahut,
وَمَا أُمِرُوا إِلا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ
الدِّينَ حُنَفَاءَ
“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin
Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij“. El Bejineh 5.
Allahu, në hadithin Kudusij
thotë: “Kush bën një vepër e në të e shoqëron dikë me Mua, e kam lënë atë dhe shirkun e tij.”
E
kush shkon në haxh dhe ka qëllim
famën apo emërtimin,
atëherë i
kundërvihet puna e tij se nuk ngritet lart kokës së
tij.
E dyta: Pasimi i Muhamedit -paqja dhe
nderimet e Allahut qofshin mbi të-, sipërfaqësisht
dhe përfaqësish:
Sinqeriteti
në
Allahun pa pasuar Muhamedin -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- nuk
mjafton dhe nuk shpërblehet, donë Allahu që të
pranohet një vepër që është për
hir të Tij vetëm
pasi të pasohet Muhamedi -paqja dhe
nderimet e Allahut qofshin mbi të- bazuar në
fjalën e tij: “Kush refuzon
sunetin tim, ai nuk është
prej meje“.
Në mënyrë që
ummeti të pasojë Muhamedin -paqja dhe nderimet e
Allahut qofshin mbi të- në haxhin e tij e që të
jetë i pranuar, thotë
Muhamedi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “Merrni nga unë
ritet e juaja“.
E
kanë ruajtur dhe transmetuar sahabët
haxhin e Muhamedit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-, nga momenti
kur ka dal nga Medina e deri kur është kthyer
në të
duke mos shtuar e pakësuar asgjë.
Hadithi
i Xhabirit është
argumenti më adekuat për këtë.
E treta: Largimi nga shirku,
llojet dhe format e tij:
Ngase shirku është nga mëkatet më të mëdha që i bëhet Allahut, është zhvlerësim i veprave, i përhershëm në zjarr, dhe Allahu nuk
pranon prej tij asnjë vepër.
Allahu thotë:
وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ
وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ
وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ
“Pasha Allahun, të është shpallur ty dhe atyre
para teje: “Nëse i bën shok (Allahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do
të jesh prej të humburve“. Zumer 65.
وَلَوْ أَشْرَكُوا
لَحَبِطَ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
“E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit (edhe
ndonjë nga këta) kishte për t’iu shkuar huq ajo që kanë vepruar“. Ena’m 88.
إِنَّ اللَّهَ لا يَغْفِرُ
أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ
“Është e vërtetë se Allahu nuk fal (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, e pos
këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron“. Nisa 116.
E katërta: Pendimi dhe kthimi i padrejtësive:
Haxhiu, duhet të pendohet nga mëkatet me pendim të sinqertë, se vazhdimi në mëkate është përfitues i të këqijave, Allahu na ruajt
prej tyre, e që të poston në përfundim të keq si në dynja dhe në ahiret, dhe pas mëkatit nuk ka gjë përpos fatkeqësive, e nuk ka të mira vetëm se pas pendimit, kërkim faljes, dhe respektimit, shpëtimi është i lidhur me
pendimin.
Allahu thotë:
وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ
جَمِيعاً أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
“Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim“.Nur
31.
Dënimi është rezultat i mëkateve, shkatërrimi i popujve është rezultat i kundërshtimit të urdhrave të Allahut, dhe zhytja në ndalesat e Allahut..
O ti që ke marr rrugë për në haxh obligohesh që t`i kompensosh padrejtësitë pronarëve të tyre, ta paguash borxhin borxhlinjve,
dhe tua kthesh amanetet pronarëve të tyre.
E pesta: Zgjedhja e pasurisë së lejuar dhe shpenzime të mira:
Se Allahu është i mirë edhe e do të mirën, e kush e kryen haxhin me pasuri të kamatës apo me pasuri të fituar haram, nuk kthehet me haxh të plotësuar edhe pse haxhi i tij tek shumica e dijetarëve është i pranuar, mirëpo vepra e papëlqyer është më afër tij sesa vepra e pëlqyer.
E gjashta: Zgjedhja e shokut të sinqertë:
Obligohet të zgjedh shokun e rrugës të sinqertë që e kujton kur harron, e
ndihmon kur dobësohet, i jep kurajo kur bëhet pasiv, e trimëron kur frikësohet, e merr për dore në punë të mira, e drejton në të mira, ta dojë të mirën ashtu si ia dëshiron vetes
së tij, e këshillon gjatë udhëtimit, ngase shoku i keq është fatkeqësi, e humb shokun e vet, nuk i besohet rreziqeve të tij, thotë Omeri Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “Mos e shoqëro të devijuarin se mos të mësosh devijime”, edhe Muhamedi -paqja dhe nderimet e Allahut
qofshin mbi të- e ka cilësuar shokun e keq si farkëtarin.
Duhet të kihet kujdes mos të udhëtohet i vetmuar, ngase udhëtimi përmban me vete rreziqet,
pengesat, vështirësitë, e muslimani përforcohet me prezencën dhe ndihmën e shokëve, gjithashtu është transmetuar edhe ndalesa e
udhëtimit vet nga Muhamedi -paqja
dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-.
E shtata: Mos të dal gruaja përpos me burrin e saj apo me dike që i ndalohet martesa me të:
Ngase haxhi nuk është obligim për atë e cila nuk ka mahrem e
cila është jashtë fjalës së Allahut :
وَلِلَّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ
إِلَيْهِ سَبِيلاً
“Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka
mundësi udhëtimi te ajo“.
Ali imran 97.
Pra ajo nëse nuk gjen mahrem aludon
se nuk ka mundësi, ngase ruajtja e
moralit, gjakut, pasurisë ka përparësi para kryerjes së haxhit.
Nga mëshira e Allahut për këtë ummet e bëri haxhin obligim për atë që ka mundësi duke e ditur dobësinë dhe pamundësitë e ndryshme të njerëzve.
Duke mos i dëgjuar shumë ata që e lejojnë shkuarjen e gruas në haxh me një grumbull të grave të sinqerta pa mahrem !!.
E teta: Morali dhe sjellja e mirë me shoqëruesin:
Obligohet haxhiu të ketë moral të lartë, për atë se morali peshon shumë në peshoren e ditës se gjykimit.
Morali i keq shkatërron-zhvlerëson dhe humb shpërblimet, andaj obligohesh të jesh i butë, me durim nga lëndimet, mund
për të mirë, ngritja në shërbimin e tyre, dhe largim
nga pengimi dhe prishja e qetësisë së tyre.
Kujdes o vizitorë të Qabesë
1. Mos fjetja në Mina në natën e nëntë të dhilhixhes, ngase shumë nga hanxhinjtë flenë në Arafat ose ndalen në vendbanimet e tyre në Meke, për shkak të neglizhencës së tyre.
Atyre u themi se Muhamedi -paqja dhe nderimet e Allahut
qofshin mbi të- kur ishte paraditja e ditës së tervijës-dita e tetë shkonte në Mina, kur arrinte atje, u
ndalte, e falte dreken dhe ikindinë, dhe flinte aty.
2. Mos fjetja në Muzdelife, vetëm një pjese të natës dhe për këtë nuk e falin sabahun në të.
E ky është gabim fatal, ngase fjetja në Muzdelife është shtyllë tek shumë nga dijetarët islam.
3. Gjuajtja e guralecëve në
ditët e teshrikut para zeualit.
E kjo është kundër udhëzimit të Muhamedit -paqja dhe
nderimet e Allahut qofshin mbi të-, ngase Muhamedi -paqja dhe nderimet e
Allahut qofshin mbi të- e priste zeualin, e kur kalonte zeuali, ecte me kafshën
e tij duke mos hipur në të dhe gjuante në secilën nga një veç e veç.
Në përmbyllje do të paraqesim shkurtimisht, disa norma të moralit, dhe punë të mira që të nevojiten gjatë udhëtimit:
1. Përqendrohu në pastërtinë e rrobave tua, ombrellës tënde, banimit tënd, ushqimit dhe pirjes tënde, ngase pastërtia të ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe mos infektimin nga sëmundjet.
2. Kujdesu nga hedhja e mbeturinave në rrugët e njerëzve, e që të bëhesh shkaktar në pengimin e tyre, obligohesh të largosh pengesat nga rruga dhe vendosjen e tyre në vendet e posaçme.
3. Bëhu durimtar nga
dëmet e fqinjëve, mos e akuzo asnjërin, kundërvihu me atë që është sa më e mirë
edhe me fjalë të mira e më edukatë.
4. Kujdes nga fjalët ofenduese, kacafytjet, polemikat e kota, në mënyrë që haxhi yt të jetë sa më i pranuar, dëgjo fjalën e Allahut:”
فَمَنْ فَرَضَ فِيهِنَّ الْحَجَّ فَلا رَفَثَ وَلا فُسُوقَ
وَلا جِدَالَ .
“Kush bën haxhin në këtë muaj, nuk duhet afruar
gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit,
as nuk duhet shkaktuar grindjet”. Bekare, ajeti 197.
Muhamedi -paqja dhe
nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Ai që gjatë haxhit nuk flet fjalë të turpshme apo nuk bën keq,
kthehet –i falen mëkatet- sikurse në ditën kur e ka lindur nëna e tij”.
5. Bëhu
modest në shitblerjen tënde
tregtare gjë e cila është e
lejuar për haxhiun, pasurohu me moral të
mirë,
mos u ballafaqo me askënd me
atë që ai e urren.
6. Kujdes në
pirjen e duhanit dhe moral të ultë,
sharje ofendime, ngase sharja e
muslimanit është vepër e
ligë, kurse mbytja e tij është
kufër.
7. Mos e humb kohen në
treg, në shitje dhe blerje dhe në
thashetheme.
8. Sillu butë me
ata që i ke afër vetës gjatë tavafit dhe gjatë puthjes
së gurit të zi, ecjes në Safa dhe Merva, gjatë gjuajtjes së guralecëve gjithë
kjo butësi është e kërkuar, ngase Muhamedi -paqja dhe nderimet e Allahut
qofshin mbi të- ka thënë: “Kujt nuk i jepet butësia, nuk i jepen shumë gjëra“.
9. Mos e ngrit zërin gjatë lutjeve të Tavafit, ngase u
pengon të tjerëve.
10. Mos i shtyj njerëzit
e posaçërisht gjatë
puthjes së gurit të
zi, të mjafton bërja
me dorë në
raste të kallaballëkut.
Sa i përket gjuajtjes, nuk
lejohet përdorimi i gurëve, të mëdha ngase kemi ndalese për këtë, dhe
është
shkaktare e pengimit të atyre që
janë duke bërë
tavaf.
Ke kujdes të
mos gjuash me sandale apo të ngjashme, ashtu siç bëjnë
disa injorantë ngase kjo është
nga të urryerat.
Kujdes për
prekjen në dritaren e varrit të
Muhamedit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-, murin e Qabes, ndërsa
ajo që është e
lejuar është
prekja e gurit të zi ose puthja e tij dhe prekja
e Rukun Jemani.
11. Ke obligim rruatjen ose
shkurtimin e flokëve, ke kujdes mos ta rruash mjekrën,
gjë e
cila është
haram, me unanimin e dijetarëve ngase Allahu thotë:
مُحَلِّقِينَ رُؤُوسَكُمْ وَمُقَصِّرِينَ.
“t’i rruani flokët tuaj, e t’i shkurtoni“. Feth 27”
Muhamedi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-
thotë: “Shkurtoni
mustaqet, lëshoni mjekrën dhe kundërshtoni zjarrëputistat“.
12. Lexo sa më shumë Kuran dhe puno me të, bën tavaf, dërgo salavate për Muhamedin -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi
të-, intensifikoji duatë posaçërisht gjatë natës, Muhamedi -paqja dhe
nderimet e Allahut qofshin mbi të- thotë: “Kush zgjohet natën, dhe thotë La ilahe ila Allah-vahdehu la sherike leh-lehu el mulku
we lehul hambu we huve ala kuli shein kadir, subhanallah welhamdulilah we la
ilahe ila Allah, we Allahu ekber la havle we la kuvete ila bilah, pastaj thotë: o Allah më fal mua, apo lutje tjetër i pranohet, gjithashtu nëse merr abdes dhe falet i pranohet namazi“.
رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا إِنَّكَ أَنْتَ السَّمِيعُ
الْعَلِيم
“Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë
Ti je që dëgjon dhe di”!. El Bekare 127.
Përgatiti Qendra Imam Albani-Jordani.
Përktheu Unejs Murati.
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve
- Në cilën anë të imamit është më mirë të falemi? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin