Vetvrasja është mëkat i madh në fenë Islame

November 2, 2015

Vetvrasja është mëkat i madh në fenë Islame

Allahu i Madhëruar thotë:
“Mos e vrisni veten tuaj! Vërtetë Allahu është shumë i Mëshirshëm me ju. Kush e bën këtë qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hedhim atë në zjarr flakërues, dhe kjo për Allahun është e lehtë.” (Nisa, 29-30)

Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!), ka thënë:
“Kush e vret veten në këtë botë me ndonjë mjet apo mënyrë të caktuar, do të dënohet me të në botën tjetër.”
(E transmeton Buhariu me nr 6047 dhe Muslimi me nr 176)

Transmetohet nga Ebu Hurerja (radijallahu anhu), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Kush bën vetvrasje duke u hedhur nga ndonjë shkëmb, ai do të jetë në zjarr të Xhehenemit, ku do të dënohet duke e përsëritur aktin e tij përjetësisht. Kush bën vetvrasje duke gëlltitur helm, ai do të jetë në zjarr të Xhehenemit, me helmin në dorën e tij, të cilin e gëlltit përjetësisht. Kush e vret veten e tij me ndonjë gjë të hekurt, do të dënohet në zjarrin e Xhehenemit me hekurin që do ta mbajë në dorë e me të cilin do të çaj barkun e tij, përgjithmonë.”
(E transmeton Buhariu me nr 5778 dhe Muslimi me nr 175)

Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejra (radijallahu anhu) se Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush e var veten me litar, ai do ta varë veten e tij në zjarrin e Xhehenemit. Kush e ther veten e tij, ai do ta therë atë në zjarr.”
(E transmeton Buhariu me nr 1365.)

Në transmetimin e imam Ahmedit ky hadith ka dhe një shtojcë në të ciën thuhet: “..e ai i cili e hedh veten në zjarr (në këtë dunja) do të dënohet në zjarrin e Xhehenemit.”
(E transmeton imam Ahmedi në Musnedin e tij me nr 9618, dhe e ka saktësuar Albani në “Silsileh Sahihah” me nr 3421)

Loading...