Vlera dhe mirësia e atij që thërret ezanin

September 13, 2019

Përmendet nga Ibën Abasi (radijAllahu anhuma) se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e thërret ezanin për shtatë vjet rresht duke llogaritur shpërblimin tek Allahu, Allahu i shkruan atij shpëtim prej zjarrit.”

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Ky hadith është shumë i dobët (daif xhiden). “Ed-Daifeh” (850).

Përmendet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e thërret ezanin për pesë namaze rresht me besim dhe duke llogaritur shpërblimin tek Allahu, i falen atij gjynahet e kaluara. Dhe kush u prinë shokëve të tij (si imam) në pesë namaze rresht me besim dhe duke llogaritur shpërblimin tek Allahu, i falen atij gjynahet e kaluara.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Hadith i dobët (daif). “Ed-Daifeh” (851)

Dobi:

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Dije se nuk ka ardhur asnjë hadith i saktë në lidhje me vlerën e atij që thërret ezanin për disa vite të caktuara, përveç hadithit të Ibën Umerit (radijAllahu anhuma) merfuan (i cili e çon deri tek Profeti (alejhis-selam) me tekst: “Kush e thërret ezanin për dymbëdhjetë vite rresht i bëhet detyrë xheneti, i shkruhen atij për çdo ezan gjashtëdhjetë shpërblime dhe për çdo ikamet (i shkruhen) tridhjetë shpërblime.” Këtë hadith e transmeton Hakimi me dy senede, të cili e ka saktësuar dhe aprovuar Dhehebiu. Ky është ashtu siç kanë thënë ata. Një prej senedeve të tij është i saktë si e kam sqaruar në “Es-Sahihah” (42).

 

Marrë nga libri: “Nudhumul-Feraid mimma fi Silsileti el-Albani min Feuaid”.

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...