Transmetohet nga Muavije bin Furrah, nga babai i tij radijAllahu anhu, nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kur të shkatërrohen [banorët] shamit, atëherë nuk do të ketë më mirësi tek populli im. Do vazhdojë një grup prej popullit tim të jenë në të vërtetën derisa ta luftojnë (vrasin) dexhalin.”
Shejh Albani ka thënë: Ky hadith me këtë tekst me të cilin është veçuar autori është i dobët. Në zinxhirin e tij gjendet Imran bin Is’hak Ebu Harun për të cilin Dhehebiu në “El mizan” ka thënë: “Nuk dihet se kush është ky (person).”
Them (Albani): Prej rrugës së tij e ka nxjerrë dhe Ibën Asakir 1/254, dhe ka përmendur dhe mosnjohjen e tij (transmetuesit).
Porse e sakta është teksti që e ka nxjerrë Et Tajalsij në “Musnedin” e tij, fq. 145, me nr. 1076, nga Shubeh nga Muavije merfuan (që e ngre tek Profeti alejhi selam): “Kur të prishen banorët e Shamit, atëherë nuk ka më mirësi tek ju. Do vazhdojë një grup prej popullit tim të ndihmuar/triumfues ku nuk i dëmton ata kush i tradhëton, derisa të ndodhë Kijameti.” Zinxhiri i tij është autentik.
Marrë nga libri: “Tahrixhu fadail esh Sham ue Dimashk”
Dosje: Besimi
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Selami: Simbol i Fesë dhe Shkak për Hyrjen në Xhenet Dr. Fatmir Strumi
- Normalizimi i imoralitetit – hap drejt shkatërrimit të shoqërisë Dr. Fatmir Strumi
- Debati dhe polemika – sëmundja që privon nga bereqeti i dijes Dr. Fatmir Strumi
- Kuptimi i sinqeritetit te selefët Dr. Behar Hyseni