Vlera e ditës së Ashurase!

Vlera e ditës së Ashurase!

Dita e ashurase është dita e dhjetë e muajit hënor Muharrem . Profeti (salallahu alejhi ue sel-lem) ka nxitur për agjerimin e kësaj dite për shkak të vlerës dhe shpërblimit të madh që kjo ditë ka tek Allahu.

1-Kjo është dita kur Allahu shpëtoi Musen dhe popullin e tij nga Faraoni :

Abdullah bin Abasi radijallahu anhu ka thënë : Kur shkoj Profeti salallahu alejhi ue selam në Medine dhe pa çifutët që agjeronin këtë ditë, tha: Cfarë është kjo: Thanë ;Kjo është ditë e mirë, Allahu në këtë ditë ka shpëtuar bijtë e israilit nga armiku i tyre,dhe e agjeroi Musa këtë ditë.  Profeti (salallahu alejhi ue selam) tha: Unë jam më paresor se ju për Musen .Ai e agjeroi këtë ditë, dhe urdhëroi për agjerimin e saj. (Buhari dhe Muslimi )

2-Agjerimi i Ashurase fshin mëkatet e një viti.

Profeti salallahu alejhi ue selam ka thene :  Për agjerimin e ashurase shpresoj tek Allahu të më fali gjynahet e vitit që kaloi. (Muslimi)

Profeti salallahu alejhi ue selam ka thënë : Kush agjeron ditën e arafatit, i falen atij gjynahet e vitit kaluar e vitit që vjen,ndërsa kush agjeron ditën e ashurase I falen atij gjynahet e një viti. (Sahih et-tergib)

3-Pelqehet që të shoqërohet me një ditë para ose pas.

Profeti salallahu alejhi ue selam ka thene : Nëse do jem gjallë vitin e ardhshëm do të agjeroj ditën e nëntë (të muharremit). (Muslimi)

Përktheu Bledar Hasanaj