Vlera e Shamit dhe pozita e dijetarëve

Vlera e Shamit dhe pozita e dijetarëve

Allahu Madhëruar në Librin e Tij përmend vendet e Shamit dhe vlerën e tyre tri herë.

E para: I Madhëruari thotë: “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.”[1]

E dyta: I Madhëruari thotë: “Ne e shpëtuam atë dhe Lutin (dhe i çuam) në tokën, të cilën e kemi bekuar për njerëzit.”[2]

E trata: I Madhëruari thotë: “Sulejmanit i dhamë erën e fortë, që të fryjë sipas urdhrit të tij, drejt tokës, të cilën Ne e kemi bekuar; Ne jemi të Dijshëm për çdo gjë.”[3]

Ibën Xherir et Tabari (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “tokën, të cilën Ne i kemi bekuar” është toka Shamit.

Imam Ahmedi ka thënë[4]: Na ka treguar Jahja bin Seid nga Shubeh se ka thënë: Më ka treguar Muavijeh bin Kurrah nga babai i tij; nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kur të prishen banorët e Shamit, atëherë nuk më ka mirësi te ju. Do të vazhdojë një grup nga poplli (ummeti) im i ndihmuar duke mos i dëmtuar ata kushdo që i tradhëton derisa të ndodhë Kiameti.”

Shejh Mukbili (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Hadithi është autentik dhe e ka nxjerr Tirmidhiu.

Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh (Allahu e mëshiroftë!) thotë[5]:Na ka treguar Jezid bin Harun nga Shubeh; nga Muavijeh bin Kurrah; nga babai i tij se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të prishen banorët e Shamit, atëherë nuk ka më mirësi te ju.”

Shejh Mukbili (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Në lidhje me “grupin e ndihmuar” Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Ata janë dijetarët.”

Imam Ahmedi ka thënë: “Nëse nuk janë dijetarët e hadithit, atëherë nuk e di se kush mund të jetë.”

Hadithi edhe pse nuk tregon teksualisht për atë që thotë imam Buhariu dhe imam Ahmedi, por, dijetarët e hadithit janë të parët që futen në të. Për shkak të qëndrueshmërisë së tyre në të vërtetën, shërbimit ndaj Islamit dhe mbrojtjen e tij. Allahu ua shpërbleftë me të mira për atë që kanë bërë për Islamin dhe muslimanët.[6]

 

Përktheu: Unjes Sheme

[1] El Isra, 1

[2] El Enbija, 71

[3] El Enbija, 81

[4] Vëll. 5 fq. 34

[5] Vëll. 12 fq. 191

[6] El Xhamiu es Sahih vëll. 1