Vlerat e dhjetë të përgëzuarve me xhenet

March 4, 2017

119/133. (Sahih) Na ka trguar Hisham bin Ammar se ka thënë: Na ka treguar Isa bin Junus se ka thënë: Na ka treguar Sadekah bin el-Muthenne en-Nekhijju: Nga gjyshi i tij Rijah bin el-Harith se: Ka dëgjuar Seid bin Zejd bin Amër bin Nufejl të thotë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte i dhjeti i të dhjetëve dhe tha: “Ebu Bekri është në xhenet, Umeri është në xhenet, Uthmani është në xhenet, Aliu është në xhent, Talhah[1] është në xhenet, Zubejri[2] është në xhenet, Sadi është[3] në xhenet dhe Abdurrahmani[4] është në xhenet.” I thanë: Cili është i nënti? Tha: “Unë.[5]

120/134. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Beshar se ka thënë: Na ka treguar Ibën Ebi Adij: Nga Shubeh: Nga Husajni: Nga Hilal bin Jesaf: Nga Abdullah bin Dhalim: Nga Seid bin Zejd se ka thënë: Dëshmoj për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se e kam dëgjuar të thotë: “Qëndro (mos u lëkund) o Hira, se sipër teje është një Profet, një i sinqertë dhe një dëshmor.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i përmendi ata: “Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu, Talhah, Zubejri, Sadi, Ibën Aufi dhe Seid bin Zejd.[6][7]

Përktheu Unejs Sheme

 

[1] Ai është Talhah bin Ubejdilah bin Uthman bin Amër el-Kurashi et-Tejmij, një nga gjashtë anëtarët e marrëveshjes për paqe ndërmjet muslimanëve dhe idhujtarëve të Mekës dhe një nga pesë të cilët u bënë musliman për shkak të Ebu Bekrit. Prezentoi në luftën e Uhudit dhe tregoi trimëri. U godit me një shigjetë në ditën e luftës së Xhemelit dhe vdiq në vitin 36 h. në moshën 64 vjeç.

[2] Ai është Ez-Zubejr bin el-Auam bin Huejlid bin Esed el-Kurashi, Ebu Abdullahi, nga të afërmit e të Dërguarit të Allahut dhe djali i hallës së tij. Një nga gjashtë anëtarët e shuras (konsultës). Ka hyrë në Islam që në moshë të vogël dhe ka marrë pjesë në të dyja shpërnguljet (në Habeshe dhe në Medime). Është vrarë në luftën e Xhemelit në vitin 36 h. dhe është varrosur në Basra.

[3] Ai është Sad bin Malik bin Uhejb el-Kurashi, ez-Zuhri, Ebu Is’hak bin Ebi Uekas. Një nga gjashtë anëtarët e konsultës. Ka transmetuar shumë hadithe nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ka qenë një prej kalorësve më të mirë dhe i pari që ka gjuajtur me shigjetë në Rrugë të Allahut. Ka qenë koka që hapi Irakun dhe ishte i njohur për pranimin e duasë që ai bënte. Ka vdekur në el Akik, në vitin 55 h. dhe u transportua në Medineh. Ai ka qenë i fundit që ndërroi jetë nga dhjetë të përgëzuarit me Xhenet.

[4] Ai është Abdurrahman bin Auf bin Abdu Auf bin Abdulharith el-Kurashi ez-Zuhri, Ebu Muhamed. Një nga gjashtë anëtarët e konsultës. Ka hyrë herët në Islam, para se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të hynte në shtëpinë e Erkamit. Ka marrë pjesë në të dyja shpërnguljet dhe ka marrë pjesë në luftën e Bedrit e të tjerat pas saj. Vdiq në vitin 32 h. në moshën 72 vjeç.

[5] Ebu Daudi (4650), Tirmidhiu (3748), “Takhrixhu et-Tahauijjeh”, “El-Mishkah” (6110), “Er-Rauda en-Nedir” (425) dhe “Tuhfeh” (4455)

[6] Ai është Seid bin Zejd bin Amër bin Nufejl el-Adavi. Një nga të parët e Islamit dhe para shtëpisë së Erkamit. Ka bërë shpërnguljen në Medine dhe ka marrë pjesë në luftën e Uhudit e në të tjerat pas saj. Nuk ka qenë në Medine në kohën e luftës së Bedrit dhe nuk ka marrë pjesë në të. Ka vdekur në El-Akik në vitin 50 h. dhe thuhet pas këtij viti.

[7] Ebu Daudi (4648), Tirmidhiu (3757), “Es-Sahihah” (875) dhe “Tuhfeh” (4458)

Loading...