Vlerat e Ebu Bekr es-Siddikut (Allahu qoftë i kënaqur ndaj tij)

Tema: Vlerat e shokëve të Profetit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

Vlerat e Ebu Bekr es-Siddikut radijAllahu anhu

 76/93. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar El-Eamashi: Nga Abdullah bin Murrah: Nga Ebu el-Ehuas: Nga Abdullahu radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vini re! Unë nuk jam i nevojshëm për të marrë ndonjë si khalil. E nëse do merrja dikë për khalil, atëherë do merrja Ebu Bekrin. Me të vërtetë shoku juaj (Muhamedi alejhis-selam) është khalili i Allahut.”[1] Uekiu ka thënë: Ka pasur për qëllim veten e tij.

77/94. (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh dhe Ali bin Muhamed se kanë thënë: Na ka treguar Ebu Muauijeh se ka thënë: Na ka treguar El-Eamashi: Nga Ebi Salih: Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sle-lem ka thënë: “Nuk më ka bërë dobi ndonjë pasuri ashtu siç më ka bërë dobi pasuria e Ebu Bekrit.” Tha: Ebu Bekri qau dhe tha: O i Dërguari i Allahut! A nuk jam unë dhe pasuria ime vetëm se për ty o i Dërguari i Allahut?[2]

78/95. (Sahih ligajrihi)[3] Na ka treguar Hisham bin Ammar se ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga El-Hasen bin Umarah: Nga Firasi: Nga Esh-Shabijji: Nga El-Harithi: Nga Aliu radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ebu Bekri dhe Umeri janë zotërinjtë e të moshuarve të banorëve të xhenetit nga të parët dhe të fundmit (mëvonshmëve). Përveç profetëve dhe të dërguarve. O Ali, mos i lajmëro ata (për këtë fjalë që thashë) derisa janë gjallë.”[4]

79/96. (Sahih ligajrihi)[5] Na ka treguar Ali bin Muhamed dhe Amër bin Abdullah se kanë thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar El-Eamashi: Nga Atijjeh bin Sad: Nga Ebu Seid el-Hudrij radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit e gradave më të larta të xhenetit do shihen nga ata më poshtë tyre (në grada) ashtu siç shihet ylli (nga banorët e tokës) kur ngrihet në horizontin e qiellit. Ebu Bekri dhe Umeri jan ëprej tyre dhe më të mirë (në grada dhe mirësi).”[6]

 80/97. (Sahih ligajrihi)[7] Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu (ح) dhe na ka treguar Muhamed bin Beshar se ka thënë: Na ka treguar Muvemel se kanë thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Abdulmelik bin Umejr: Nga shërbëtori i Rabijji bin Hirash: Nga Rabijji bin Hirash: Nga Hudhejfeh bin el-Jeman radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Unë nuk e di dhe sa kohë do qëndrojë në mesin tuaj. Por (pas largimit tim nga kjo botë) ju ndiqni ata të dy pas meje.” Dhe bëri me shenjë nga Ebu Bekri dhe Umeri.[8]

81/98. (Sahih) Na ka treguar  Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Jahja bin Adem se ka thënë: Na ka treguar Ibën el-Mubaraku: Nga Umer bin Seid bin Ebi Husejn: Nga Ibën Ebi Mulejkeh se ka thënë: E kam dëgjuar Ibën Abasin të thotë: Kur Umerin e vendosën në shtratin e tij, njerëzit u mblodhën përreth tij dhe bënin lutje dhe i luteshin Allahut që ta mëshirojë. Ose ka thënë: E lavdëronin atë dhe bënin lutje që Allahu ta mëshironte- para se të ngrihej. Ndërsa unë isha në mesin e tyre, dikush që më erdhi nga pas më frikësoi dhe më kapi prej shpatullave. U ktheva nga aid he pash që ishte Ali bin Ebi Talib, i cili lutej që Allahu ta mëshironte Umerin. Pastaj tha: Nuk ke lënë pas diçka më të dashur te mua se sa ta takoj Allahun me vepra të ngjashme me veprat e tua. Po, pasha Allahun! Kam mendur se Allahu Lartësuar do të bashkonte me dy shokët e tu, ngase unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shpesh të thoshte: “Shkova unë me Ebu Bekri dhe Umeri. Hyra unë me Ebu Bekri dhe Umeri. Dola unë me Ebu Bekri dhe Umerin.” Gjithmonë kam menduar që Allahu do të bashkojnte me dy shokët e tu (me Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe Ebu Bekrin radijAllahu anhu).”[9]

82/100. (Sahih ligajrihi)[10] Na ka treguar Ebu Shuajb Salih bin el-Hejthem el-Uasitijju se ka thënë: Na ka treguar Abdulkuddus bin Bekr bin Khunejs se ka thënë: Na ka treguar Malik bin Miguel: Nga Aun bin Ebi Xhuhajfeh: Nga babai i tij se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ebu Bekri dhe Umeri janë zotërinjtë e të moshuarve të banorëve të xhenetit nga të parët dhe të fundmit (mëvonshmëve). Përveç profetëve dhe të dërguarve.”[11]

 83/101. (Sahih) Na ka treguar Ahmed bin Abdeh dhe El-Husejn bin el-Hasen el-Meruezijju se kanë thënë: Na ka treguar El-Mu’temir bin Sulejman: Nga Humejdi: Nga Enesi radijAllahu anhu se ka thënë: Të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lm i thanë: O i Dërguari i Allahut! Cili prej njerëzve është më i dashur tek ty? Tha: “Aisha.” I thanë: Po nga burrat? Tha: “Babai i saj.”[12]

84/102. (Sahih)[13] Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Ebu Usameh se ka thënë: Më ka lajmëruar El-Xhurajrijju: Nga Abdullah bin Shekik se ka thënë: I thashë Aishes: Cili nga shokët e tij (Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka qenë më i dashur tek ai? Tha: “Ebu Bekri.” Thashë: Pastaj cili? Tha: “Umeri.” Thashë: Pastaj cili? Tha: “Ebu Ubejdeh.”[14]

 

Përktheu Unejs Sheme

 

[1] Muslimi (2384), Tirmidhiu (3655) dhe “Tuhfeh” (9497)

[2] Tirmidhiu (3661), “Es-Sahihah” (2718) dhe “Tuhfeh” (12528)

[3] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih).

[4] “Es-Sahihah” (824), Tirmidhiu (3665) dhe “Tuhfeh” (10035)

[5] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih).

[6] Tirmidhiu (3658), “Er-Rauda en-Nedir” (970) dhe “Tuhfeh” (4206)

[7] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih).

[8] Tirmidhiu (3663), “El-Mishkah” (6052), “Es-Sahihah” (1233) dhe “Tuhfeh” (3317)

[9]  Buhariu (3677), Muslimi (2389) dhe “Tuhfeh” (10193)

[10] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih).

[11] “Es-Sahihah” (824) dhe “Tuhfeh” (774)

[12] Tirmidhiu (3890), “Et-Tealiku alal-Ihsan” (7063) dhe “Tuhfeh” (774)

[13] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman ky hadith gjendet nën temën (“Vlerat e Umer bin el-Hatabit radijAllahu anhu“).

[14] “Et-Tealiku alal-Ihsan” (7063), Tirmidhiu (3657) dhe “Tuhfeh” (16212)